Prage-Viene Viti i ri

Prage

4dite/3nete
 
Prage,Ceki
Duke Filluar Nga



  • Prage

    Itinerari

    Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Pragë. Nisja më 09.35 - Mberritje në Pragë më 11.45. Transferimi për në Pragë, Shëtitje e lirë në qytet. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

    Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel

    Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisje për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje në Karlovy Vary. Kthimi për në Pragë. Fjetje në Hotel.

    Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja më 13.00 - Mberritje në Tiranë më 15.00.

    Kujdes: Fluturimi do të bëhet ose me Ryan ose me Wizzair. Oraret janë të përafërta. Grupi që mbrrin më parë pret grupin tjetër.