Rreth Nesh

Agjensi turistike per pushime Amara Travel, agjensi turistike dhe udhetimi, me nje staf te kualifikur dhe te integruar ne fushen e turizmit vendas dhe te huaj me nje experience  8 vjecare ne fushen e turizmit  vjen  prane jush me nje program te gjere pushimesh, guidash, eventesh dhe defrimesh duke ju garantuar nje  sherbim komod dhe cilesor, korrektesi, transparence dhe nje larmi zgjedhjesh shoqeruar me konsulencen tone e cila nuk do te mungoje deri ne perfundimin e udhetimit dhe pushimeve tuaja.Ne kompanine tone ne perpiqemi dhe japim maksimumin per ti siguruar klienteve tane nje sherbim  shume te mire ne fushen e turizmit dhe ate te udhetimit. Ne bejme planifikimin dhe krijimin  e udhetimeve  tuaja duke i  vleresuar me koston perkatese ne menyre transparente.
Stafi yne miqesor, i kualifikuar dhe profesionist eshte i afte te beje ture brenda dhe jasht Shqiperise sipas  kerkesave  dhe deshirave tuaja duke ju siguruar nje sherbim ne gjuhe te ndryshme dhe pergjigjur sa me mire dhe shpejt kerkesave tuaj per cdo sherbim qe ju nevojitet.Rezervojme dhe japim sugjerime per hotele te ndryshme ne te gjithe boten duke bashkepunuar me operatoret me te sukseshem ne treg .Ofrojme opsione  te ndryshme transporti si ture te vecanta me autobus , Shopping Tour , dhe rezervime biletash nga ato te fluturimit dhe trageteve, deri ne ato evenimentesh kulturore, koncertesh, futbolli, formula1, lojerash olimpike apo futbolli amerikan. Ture dhe programe kulturore brenda dhe jashte vendit
Te gjitha llojet e aktiviteteve turistike Planet tona jane afatgjata te frymezuara dhe zhvilluara nga profesionistet tane me pervoje ne fushen e turizmit. Ne jemi te bindur qe do sjellim nje game te gjere produktesh per paketat dhe turet e ndryshme turistike.
Amara Travel Krenohet me mardheniet e forta dhe besnike qe ka krijuar me te gjithe furnizuesit e saje te sherbimeve duke perfshire hotelerine, guidat apo programet kulturore. Kjo ka bere qe ne te konkurojme jo vetem ne cmim por edhe ne cilesi dhe fantazi te gjithe operatoret apo organizatat turistike ne rajon.
Ne kujdesemi per te gjitha llojet e tureve qe ti pershtaten me se miri buxhetit dhe shijes suaj, qofshin keto ture individuale, grupe apo VIP.
Ndryshe nga shume agjensi ne vend ne ofrojme nje sherbim dhe informim perfekt online, nga ku ju mund te lundroni dhe zgjidhni udhetimin dhe pushimin tuaj te deshiruar. Tek ne do te gjeni informacion pa fund si te dhena specifike te produktit, foto, video, vendodhje te sakte, si dhe finalizimin me nje aplikacion te lehte e te shkurter te rezervimit te ketij sherbimi. Ju jeni gjithmone te mbrojtur per te ruajtur te dhenat tuaja personale fale licensimit nga SSL Comodo e cila garanton cdo informacion tuajin personal dhe demshperblen cdo demtim te mundshem deri ne 1 000 000 $