Fundjave ne Dubrovnik

Expired: Dubrovnik

3 Dite/ 2 Nete
 
Dubrovnik/ Kroaci
Duke Filluar Nga



  • Expired: Dubrovnik

    Itinerari

    Dita e Parë: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva qëndrohet rreth 1:30 orë, ku vizitohet: Kisha e Shën Ivanit, e Tre Shenjtorëve dhe e Santa Maria di Punta, dhe Monumenti më i vizituar, “Valltarja e Budvas”. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes, e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Shibenik. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel gjate rrugës për në Split.

    Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00, nisja për në Shibenik, ku kalohet nga pjesa më e bukur e bregdetit Dalmat me panorama te mrekullueshme. Mbrritja në Shibenik, ku vizotohet: Katedralja e Shën Jakovit, Bashkia e vjetër e qytetit, Pallati Knezeva, si dhe lagjen e vjetër me elementet karakteristik Kroat. Gjatë pasdites vizitohet: Parku Krka, një nga Parqet më të bukura natyrore te Kroacise. Vazhdon udhëtimi drejt Zadarit. Mbrritja në Zadar. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Tretë: Mëngjesi ne hotel. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Pasdite vazhdon udhëtimi drejt Splitit. Mbrritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për në Dubrovnik. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel gjatë rrugës për në Dubrovnik.

    Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë të shkurtër në Kotorr, do të vizitohet Sheshi i Armeve, Katedralja e Shën Trifonit etj. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.