Seychelles
Seychelle eshte nje destinacion unik pushimesh i njohur per bukurite e rralla natyrore, reren e bardhe, detin me ujra te kristalta, pyjet e gjelberta, formacionet shkembore, malet piktoreske, klima ngrohte gjate gjithe vitit e shume bukuri te tjera, i bejne Seychelles nje ishull endrash per pushime. Arqipelagu perbehet nga 115 ishujt me te vjeter oqeanor ne Bote, ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Indian. Seychelle kane klime te bute tropikale gjate gjithe vitit, me temperatura qe varjojne nga 24° deri ne 33° celcius, e ndodhur jashte rrethit te cikloneve nuk karakterizohet nga mote ekstrem, per kete arsye Seychelle eshte i pershtatshem per pushime gjate gjithe vitit. Seychelle ka nje popullsi prej 87000 banoresh te vendosur ne tre ishujt kryesore Mahé, Praslin dhe La Digue. Karakteristike jane breshkat gjigante te ndodhura pothuajse ne te gjithe ishujt. Ky Arqipelag do t’ju mahnise me biodiversitetin e flores dhe faunes unike.