Rafaelo Resort (Deluxe & Spa Hotel)

Rafaelo Resort (Deluxe & Spa Hotel)

Adresa: Kompleksi “Rafaelo”, 50 m nga hyrja kryesore, Shëngjin, Lezhë, Albania
Parametrat e kërkimit:
  • Rafaelo Resort (Deluxe & Spa Hotel):

    Në bregdetin e Shëngjinit, ndodhet Rafaelo Resort, Hoteli ku do të gjeni shërbim cilësor, komoditet, argëtim, relaks, gatime të traditës shqipëtare dhe europiane, ambjente ç’lodhëse të gjelbëruara. Hotelet tona ofrojnë rehatinë më të madhe duke përfshirë të gjitha shërbimet si bar – restorant, pizzeria, fastfood, market, doktor, pishinë, disko club etj. Në një hapësirë prej 30 000 m2 dhe me sipërfaqe ranore 10 ha e pastruar dhe sistemuar me 1500 shezllone dhe çadra. Uji i ngrohtë i detit dhe flladi i lehtë, e kthen vendndodhjen e plazhit në një oaz pushimi. Rafaelo Resort përmban më shumë se 350 dhoma të cilat janë dekoruara në mënyrë unike sipas tipit të dhomës që kombinojnë traditën me modernen si dhe më shumë se 1500 shtretër vetëm në dispozicion tuaj. Dhomat janë të projektuara për rehati dhe komoditet të mysafireve duke krijuar një ambient të këndshëm për tu çlodhur para ose pas nisjes për në plazh. Të dekoruara me shumë shije ku ngjyrat e ëmbla, dhe pamja spektakolare e bregut të detit ose pishinës ju garantojnë një qëndrim të këndshëm dhe relaksues. Secila nga dhomat e hotelit është e kompletuar dhe mobiluar me shumë shije dhe ofron komfort të shkallës së lartë kombinuar me një karakter rajonal tërheqës. Në të njejtën kohë hoteli ofron dhoma me pamje tërheqëse nga deti. Dhomat janë të pajisura me ajër të kondicionuar, telefon, tharëse flokësh, TV me satelit , minibar dhe shumë facilitete të tjera. Rafaelo Restorant - i pozicionuar në qendër të resortit tonë ofron një ambjent relaksues i gërshetuar me një kuzhinë të pasur tradicionale dhe internacionale, aty ku peshku i freskët i detit dhe verërat e markave më të njohura e bëjnë qëndrimin tuaj pranë ambjenteve tona më të këndshëm dhe ç’lodhës. Mund të shijoni mëngjesin tuaj në kopshtin e resortit i cili është i rrethuar me gjelbrim dhe ajër të pastër larg smogut të qytetit. Beach Bar I vendosur vetëm pak hapa larg bregut të detit në një mjedis ideal për të shijuar pijen tuaj të preferuar nën rrezatimin e diellit. Relaksohuni dhe shijoni kokteilet tona te përgatitur nga baristët me eksperiencë, ndërkohë që dëgjoni muzik live cdo natë nën tingujt dhe zërin e këngëtarve e preferuar të trevave shqiptare. Një oaz i vërtetë për pushime të paharrueshme ju ofrohet vetëm në rafaelo resort. Disco Rafaelo Pushimet janë mundësia ideale për tu argëtuar, prandaj rafaelo resort ka menduar edhe për këtë detaj duke venë në dispozicionin tuaj ambjentet moderne të “Disco Rafaelo” me nje kapacitet prej 600 vendesh, me DJ dhe me kengetare më të mirënjohur të trevave Shqiptare të cilet do t’jua bëjne pushimet tuaja të paharrueshme. Facilitetet & Shërbimet e Hotelit; WiFi Falas, Parking Falas, Recepsion 24-orë, Shërbim Sigurie, Këmbim Valute, Rafaelo Market, Agjensi Turistike etj. 

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • Fjetje dhe mengjes

    Plazhe:

    • Plazh renor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 58 km

    Aktivitetet:

    • Qender Fitnesi

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e brendshme
    • Pishine femijesh
    • Restorant
    • Restorant à la carte
    • Qender trajtimi & SPA
    • Akses per karrige me rrota
    • Shezlonge dhe çadra ne pishine
    • Shezlonge dhe çadra ne plazh
    • Bar Pishine
    • Parking pa pagese
    • Bar ne plazh
    • Wi-Fi falas
    • Sherbim 24 ore ne resepsion
    • Shesh per te luajtur femijet

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Baby Cot

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Ballkoni
    • TV
    • Telefon
    • Televizion satelitor
    • kasaforte
    • Ajer I kondicionuar
    • minibar
    • tharese flokesh
    • banje/tualet
    • Wi-Fi falas
    • Tavoline pune/shkrimi
  • Kontrollo disponibilitetin dhe cmimet
    Nga:
    Deri:
    Të rritur
    Femijë:
    1. Mosha e fëmijës:
    2. Mosha e fëmijës:
    3. Mosha e fëmijës:
    4. Mosha e fëmijës:
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Shengjin