Marti Resort hotel

Marti Resort hotel

Adresa: Kumlu orencik mevkii -icmeler marmaris, 48720 Muğla, Turkey
Parametrat e kërkimit:
  • Marti Resort hotel :

    I vleresuar me shume cmime nderkombetare per sa i perket pastertise se dhomave dhe cilesise se ujit dhe harmonise qe ka me natyren ky  hotel ofron nje cilesi te larte sherbimi dhe akomodimi per te gjithe te ftuarit e saj vetem disa metra larg bregdetit te mrekullueshme qe laget nga ujrat e detit Egje.  Vetem 10 min larg qendres se Marmarisit dhe 1 ore larg aeroportit Dalaman .  Plazhi i tij privat qe eshte i certifikuar me flamurin blu per sa i perket pastertise se ujit dhe te reres, pishines e brendeshme me uje te ngrohte qe ka  nje sip. prej  80 m2 dhe nje thellesi prej 140 cm , 2 pishinat e jashtme kane nje siperfaqe prej 1333 m2 dhe jane gjithmone me uje te paster. Ketu gjithashtu do te gjeni kurse te posacme profesionale me trajner profesionist per sportet te ndryshme ne terrene sportive dhe ne ato te ujit.  Qendra e fitnesit dhe spaja ofrojne trajtime te vecanta per trupin dhe lekuren tuaj. Banjoja turke ,saunat dhe pishina me hidromasazh jane pa pagese ne kete hotel. Pergjate gjithe qendrimit tuaj ne kete hotel nuk do te mungoj muzike live , animacionet , show-t dhe spektaklet.  Gjithashtu ku hotel ka dhe disa paketa te vecanta per klientet qe kalojne dite mjalti ne kete hotel me trajtime te vecanta per to si sherbim ne dhome , darka romantike, lule te fresketa cdo dite ne dhome etj.  Hoteli eshte hapur ne vitin 2010 dhe ve ne dispozicionin tuaj 280 dhoma te ndara ne : 82 dhoma  superior delux, dhome delux  me pamje nga deti ,dhome tripple me pamje nga pylli , suite delux  dhe Honeymoon suite . Baret dhe restorantet - Hoteli operon me sherbimin half board dhe  ultra All inclusive dhe sherben pije dhe ushqime pergjate gjithe dites ne baret dhe restorantet e vena ne dispozicion. Ketu do te gjeni gatimet me te mira nderkombetare dhe ato vendase.  Restoranti kryesor- sherben vaktet kryesore dhe te ndermjetme ne bufe te hapur me mundesi perzgjedhje ne gatime sipas shijes dhe deshires tuaj. Restoranti hapet nga ora 07.00-21.30.  South beach snack – hapet nga ora 12.30-17.30  dhe sherben gatime te shpejta pergjate vaktit te drekes. La grotto Snack – hapet nga ora 14.00-17.00  dhe sherben gatime speciale gjate vaktit te drekes.  Restoranti per femije – sherben menu te posacme per femije sipas shijes dhe deshires se tyre.  Restorantet  ala carta sherbejne darken tuaj ne ambjente luksoze duke ju ofruar gatimet me te njohura nga guzhina nderkombetare. Ato hapen ne oren 19.00-21.30 dhe njeher ne 7 dite ato ofrohen falas per te gjithe pushuesit. La grotto a la carte restorant – sherben gatime speciale nga guzhina italiane dhe ka nje kapacitet prej 60 personash. Otag a la carte – ka nje kapacitet prej 50 personash dhe ofron gatime speciale nga guzhina turke. Azian work house – hape nga ora 20.00-22.00 dhe sherben gatime speciale nga guzhina Aziatike. Te restorantet a la carta ofrohet dhe  muzike live.  Pool bar, Casanova bar , Patisserie bar , Oriental bar ,South beach snack - sherben te gjitha llojet e pijeve  vendase dhe te importit , pije te ngrohta dhe te ftohta , alkoolike dhe joalkoolike , kokteile te ndryshme shumengjyreshe etj.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • Ultra All Inclusive

    Plazhe:

    • Plazh renor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Distance nga deti: 0 m

    Aktivitetet:

    • Ski ne uje
    • Ski ne uje me banane
    • Club disko
    • Kanoe
    • Zhytje scuba/zhytje
    • Qendra e Skive
    • windsurfing
    • Arobi ne uje
    • Basketboll
    • Bilardo
    • Qender Fitnesi
    • futboll
    • Live Music
    • Pingpong

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e jashtme
    • Faks
    • Restorant
    • Pastrim kimik
    • Restorant à la carte
    • Numri I sallave te takimit: 4
    • Qender trajtimi & SPA
    • Sherbim dhome 24 ore
    • Shezlonge dhe çadra ne pishine
    • Bar Pishine
    • Recepsion per makine me qira
    • Cocktailbar
    • Parking pa pagese
    • Sherbim Mjekesor
    • Amfitater
    • Sherbim 24 ore ne resepsion

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Baysitting/Kujdestar femijesh
    • Baby Cot

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • TV
    • Telefon
    • Televizion satelitor
    • kasaforte
    • Kasaforte dhome
    • Ajer I kondicionuar
    • tharese flokesh
    • Ngrohje
    • facilitete per kafe dhe caj
  • Kontrollo disponibilitetin dhe cmimet
    Nga:
    Deri:
    Të rritur
    Femijë:
    1. Mosha e fëmijës:
    2. Mosha e fëmijës:
    3. Mosha e fëmijës:
    4. Mosha e fëmijës:
    • Dhome dyshe Me pamje nga deti

      All inclusive ( ushqim dhe pijet te perfshira)
      909,44 EUR
      Cmimi total per 7 netë
      për 1 person
    • Dhome dyshe Deluxe me pamje gna toka

      All inclusive ( ushqim dhe pijet te perfshira)
      846,72 EUR
      Cmimi total per 7 netë
      për 1 person
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Marmaris