vlacherna-monastery-in-kanoni-corfu-nano-calvo

Korfuz

3Dite/ 2nete
 
Korfuz/ Greqi
Duke Filluar Nga



  • Korfuz

    Itinerari

    Dita e Pare 
    Nisja nga Tirana në orën 23.00 të një nate më parë. Udhëtimi për në Igumenicë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Kalimi i Qafë Botë/Mavrommati rreth orës 06.00. Igumenica është një qytet bregdetar në Veri të Greqisë dhe Porti Kryesor i Epirit dhe Thesprotisë dhe një nga portet më të mëdhenj për pasagjerë në Greqi, duke lidhur Veriun e Greqisë me Ishujt Jonianë dhe Italinë.
    Udhëtimi me traget nga Igumenica në Korfuz. Lundrimi zgjat rreth 1 orë e 45 minuta.
    Transferimi nga Porti Korfuzit për në Hotel. Sistemimi në Hotel. All Inclusive në Hotel. Fjetje në Hotel.

    Dita e Dyte
    All Inclusive në Hotel
    Vizitë në Korfuz.
    - Kështjella e Vjetër është një kështjellë Veneciane në Korfuz që shtrihet në kepin ku u zhvillua qyteti i vjetër në periudhën bizantine.
    - Sheshi Spianada është Monumenti më domethënës i qytetit, Thuhet se është sheshi më i madh në Ballkan. Francezët ishin ata që e kthyen Spanadën në nje shesh publik.
    - Pallati i St. Michael dhe St. George është një pallat, që ka shërbyer në origjinë si residencë e Komisionerit të lartë Britanik të Ishujve Jonianë. Vetëm nga jashtë.
    - Listoni elegant pjesë e Spianada është shëtitorja më popullore dhe zemra e jetës dhe kulturës në Korfuz. Nën Harqet e Listonit sot ka kafene dhe restorante fine. Liston është ndërtuar nga Francezët më 1807 sipas shembullit të Rue de Rivoli në Paris.
    - Kisha St. Spyridon është një Kishë Ortodokse ndërtuar më 1580. Mban relike të Shenjtorit St Spyridon. Eshtë kisha më famshme në Korfuz me Këmbanoren më të lartë në Ishujt Jonianë.
    - Kështjella e Re e Korfuzit luajti një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e qytetit ndaj piratëve dhe armiqve gjatë Mesjetës. E gjithë kështjella është një rrjet i ndërlikuar Galerish dhe Ndarjesh.
    - Bashkia e Korfuzit ndodhet në një ndërtesë elegante të stilit Venecian, ndërtuar në fund të shekullit të 17-të. Në fillim ka shërbyer si klub fisnikësh, më pas si Teatër dhe që nga 1903 si Bashki. Vetëm nga jashtë.
    - Kanoni dhe Ishulli i Miut (Pontikonisi) është spoti më piktoresk i Korfuzit. Lart në kodër ndodhet një top, nga ku mund të shikohet Ishulli Miut dhe Kisha e vogël e Panagia Vlaherna, e lidhur me tokën me një rrugicë të ngushtë.
    - Pallati Achilleion është ndërtuar më 1890 ekskluzivisht për Perandoreshën e Austrisë, Elizabeth (sissy) Eshtë përdorur si residencë verore e Perandorit, që e emëroi Achillion, emri i heroit Grek. Pas vrasjes së tij, i është shitur Perandorit Gjerman.
    Fjetje në Hotel.

    Dita e trete
    All Inclusive në Hotel. Transferimi nga Hoteli në Portin e Korfuzit. Lundrimi nga Korfuzi në Igumenicë. Lundrimi zgjat rreth 1 orë e 45 minuta. Më të Mbrritur në Igumenicë, Nisja për në Shqipëri. Kalimi i Kufirit në Qafë Botë/Mavrommati Mbrritja në Tiranë vonë pasdite.