Sailfish Beach Villa
për 1 person
Me pamje nga ujërat e kristaltë te Anse a la Mouche, Sailfish Beach Villas ofron akomodim vete-sherbyes ne nje ambjent te rrethuar me bimësi tropikale. Kompleksi është 20 km nga qendra e qytetit Victoria. Secila nga vilat Sailfish ka një tarracë private me pamje panoramike te gjirit, kane një dhomë ndenje me një TV kabllor dhe një DVD player, 2 dhoma gjumi të mëdha me 2 krevat tek dhe 1 krevat dopjo plotësisht me ajër të kondicionuar, te pajisura me dollape rrobash dhe tryezë tualeti. Shumica e dhomave te gjumit kanë ballkonet e tyre. Ato përfshijnë një banjo me vaske / dush, dhe një tualet shtesë. Mysafiret mund te përgatisin ushqimin e tyre në kuzhinen e pajisur me te gjitha paisjet dhe enet e duhura, ose të përfitojnë nga paisjet Barbecue per te pergatitur ushqime zgare. Çdo vilë ka një makinë larëse per rrobat. Restorantet dhe kafenetë janë në nje largesi prej afersisht 3 km nga kompleksi. Plazhet e Anse a la Mouche, jane vetem nje shetitje larg. Mysafiret atje mund të praktikojnë snorkelling. Sishel Golf Club është më pak se 10 km larg. Aeroporti Ndërkombëtar Sishel është 12 km larg, dhe kompleksi mund të organizojë transferta sipas kërkesës me pagesë. Parkim dhe kasaforte falas jane në dispozicion.
-
Vila
Distancat
- Distance nga deti: 0 m