Vjene 1

Viene, Bratisllave dhe Prage

5 dite/4 nete
 
Viene - Bratislave-Prage
Duke Filluar Nga



  • Viene, Bratisllave dhe Prage

    Itinerari

    Dita e Parë: Fluturimi Direkt Tiranë - Bratisllavë. Nisja më 08.10 - Mbrritje në Bratislavë më 09.55. Transfertë për në Bratisllavë. Vizitë e Monumenteve të Bratisllavës: Old Town (shëtitja në rrugicat historike, statujat, Hlavné Námestie, Michael’s Gate), Shëtitje përreth Bratislava Castle, St. Martin’s Cathedral, Shëtitje në Eurovea Promenade, Skulpturat e famshme,
    Opsionale: Hyrje në Bratisllava Castle.
    Opsionale: Hyrje në UFO Tower.
    Pasdite, transferimi për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Stephansplatz & Katedralja St. Stephen’s, Shëtitje në Ringstrasse – rrugë rreth qendrës me ndërtesa historike: Opera, Parlament, Burgtheater, Hofburg Palace – shëtitje në oborre, Volksgarten & Burggarten – kopshte me pamje nga Hofburg dhe statujën e Mozartit. Hundertwasserhaus – ndërtesë me arkitekturë unike, Karlskirche – shesh i bukur.
    Opsionale: Ngjitje në Kullë të Ktedrales St. Stepphen.
    Opsionale: - Vizitë në apartamentet perandorake te Hofburg Palace dhe muzeun e Sisi.
    Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Dytë:Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita: Schönbrunn Palace - Kopshtet përreth, Ecje në Gloriette, Muzeu Albertina, Hundertwasserhaus - Shëtitje për foto në zonën më të pazakontë të Vjenës, Shëtitje në Prater Park.
    Opsionale: - Vizitë e brendshme me audioguide në Schönbrunn Palace.
    Opsionale: Hyrje në Muzeun Albertina, - Koleksion me art nga Monet, Picasso, etj. Fjetje në Hotel.
    Dita e Tretë: : Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit.Udhëtimi zgjat rrth 6 orë. Shëtitje panoramike 2 orë, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Paradite Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary.. Kthimi në Pragë. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.

    Dita e Pestë: Mëngjesi ne Hotel. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Transfertë për në aeroportin e Pragës. Nisja më 22:40. - Mbrritje më 00.35. Fluturimi për në Shqipëri.