Krishlindje ne Stamboll

Selanik-Stamboll-Sofje

5 dite/4 nete
 
Greqi,Turqi,Bullgari
Duke Filluar Nga



  • Selanik-Stamboll-Sofje

    Itinerari

    Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 05.00 am dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.

    Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.

    Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, Nisja me Autobus për në Akuarium.
    Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.
    Hyrja 17 Euro – Qëndrimi 2 orë.

    Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke. Hyrja 35 Euro – Qëndrimi 3 orë. Kthimi në Hotel. Fjejte në hotel.

    Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor).
    OPSIONALE: Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa.
    Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.

    Kujdes: Taksa e qytetit te Stambollit nuk është e përfshirë. Klientet e paguajnë në recepsion. Vlera është 1.5 euro për person për natë.