Sea World Resort & Spa

Sea World Resort & Spa

Adresa: Kizilagac Mevkii, Antalya, 07600 Kizilagac, Turkey
Parametrat e kërkimit:
  • Sea World Resort & Spa:

    Sea world eshte nje resort i mrekullueshem qe ndodhet ne zonen turistike te Sides vetem 10 min larg Manavgatit dhe 1 ore larg aeroportit nderkombatar te Antalias. Hoteli ka nje arkitekture te vecante vetem disa metra larg plazhit te tij privat me reree. Hoteli perbehet nga nje ndertese me 5 kate dhe ka nje siperfaqen prej 50 000m2 dhe disponon ne total  528 dhoma dhe 1056 shtreter, te ndara ne 426 dhoma standarte, 90 dhoma familjare, 6 suita dhe 6 dhoma per persona me aftesi te kufizuara. Dhomat jane te arreduara ne menyre luksoze dhe elegante. Ketu do te gjeni mundesi te ndryshme argetimi dhe clodhje te vena ne dispizicion nga hoteli si : pishine te jashtme dhe te brendshme per te rritur dhe femije, aquapark, fushe lojerash per femije, miniclub, animacione, qender fitness, aktivitete te ndryshme ditore, sporte ujore, ping-pong, tennis, archery, boccia, darts, aerobi, volleyball, water polo, minifootball, salle lojerash, bilardo, internet, qender spa, masazhe, sauna, dhome me avull me programe te vecante per trupin dhe lekuren tuaj, terrene sportive dhe sportet e ujit. Hoteli sugjerohet per te rinjte , familjeret dhe femijet e te gjitha moshave. Baret dhe Restorantet: Hoteli operon me sherbimin  all inclusive dhe sherben ushqim dhe pije pergjate gjithe dites ne baret dhe restorantet e vena ne dispozicion me nje larmi perzgjedhjesh nga guzhina turke dhe ajo nderkombetare. Restoranti  kryesor- ka nje kapacitet  1500 personash  dhe  sherbehen vaktet ne bufe te hapur me mundesi zgjedhje sipas deshires dhe shijes tuaj.  Ottoman a la carte restorant – sherben gatimet me te mira nga guzhina turke. Far East a la carte restorant – Sherben darken me specialitetet me te mira nga guzhina aziatike. Italian a la carte restorant -  sherben darken tuaj me specialitetet me te mira nga guzhina italiane .  Sea food restorant – sherben darken tuaj me gatime me baze peshku dhe prodhime deti. Ice cream bar – sherben akullore pergjate vaktit te drekes .  Lobby bar , pool bar dhe beach bar – sherbejne te gjitha llojet e pijeve duke filluar nga ato vendase dhe te importit , te ngrohta dhe te ftohta , alkolike dhe joalkolike , embelsira dhe akullore  si dhe kokteile shumengjyreshe me shije te ndryshme.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • All Inclusive

    Plazhe:

    • Plazh renor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 80 km
    • Distance nga deti: 0 m
    • Distance nga qendra: 14 km

    Aktivitetet:

    • Ski ne uje
    • Ski ne uje me banane
    • Mbremje muzikore
    • Club disko
    • Basketboll
    • Volejboll plazhi
    • Bilardo
    • Lojra elektronike
    • Animacione per te rritur
    • Qender Fitnesi
    • futboll
    • Pingpong

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e jashtme
    • Pishine e brendshme
    • Pishine femijesh
    • Sauna
    • Restorant
    • Zyre kembimi valutor
    • Pastrim kimik
    • Bar brenda hotelit
    • Kasaforte ne recepsion
    • Salle televizori
    • Restorant à la carte
    • Sallon bukurie
    • Qender trajtimi & SPA
    • Akses per karrige me rrota
    • Dyqan suveniresh
    • Boutique
    • Shezlonge dhe çadra ne pishine
    • Shezlonge dhe çadra ne plazh
    • Bar Pishine
    • Recepsion per makine me qira
    • Cocktailbar
    • Ashensor
    • Parking pa pagese
    • Bar ne plazh
    • Wi-Fi falas
    • Dhome per Valixhe
    • Rreshqitese per femije
    • Rreshqitese per te rritur
    • Peshqira plazhi me depozit
    • Klub lojrash per femije
    • Amfitater
    • Ambjent per te luajtur femijet
    • Loje me Shigjeta

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Animacione per femije
    • Baysitting/Kujdestar femijesh
    • Klub per femijet, Kopesht
    • Baby Cot
    • Mini aquapark
    • Menu ushqimi per bebe

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Ballkoni
    • Telefon
    • Televizion satelitor
    • Kasaforte
    • Ajer I kondicionuar
    • Minibar
    • Tharese flokesh
    • banje/tualet
    • Vaske

    Te Perfshira Ne Pakete:

    • Fluturimi Charter ✓
    • Transferta ✓
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Side