Hotel Cattaro

Hotel Cattaro

Adresa: Old Town Kotor 433, 85330 Kotor, Montenegro
Parametrat e kërkimit:
  • Hotel Cattaro:

    Hotel Cattaro është i vendosur në një vend të përsosur, në zemër tëqytetit mesjetar te Kotorrit. Ai është i vendosur në sheshin kryesor të qytetit, po ashtu duke zënë një pjesë të mureve të qytetit, të ashtuquajturit Citadel, ku mund të gjeni diskotekën Maximus dhe restorant Citadel. I rrethuar nga qendrat tregtare, bare ne plazh, kafene, restorante, klube të natës, hotel Cattaro është vendi i përsosur për pushim, relaksim ne deti, dhe jete nate. Ai eshte rreth 15 minuta memakine Aeroporti i Tivatit, një orë e 30 minuta nga aeroporti i kryeqytetit, dhe të njëjtën distancë nga aeroporti i Dubrovnikut. Katedralja më e njohur St.Tryphon është 400 metra larg. Muret e vjetra të qytetit janë një 10-minuta në këmbë nga hoteli. Dhoma e dekoruara në mënyrë unike me dizajnin modern dhe elegant ringjall trashëgiminë kulturore të qytetit. Ambjentet e brendshme jane te zbukuruar me veprat e artit të frymëzuar nga deti. Të gjitha dhomat janë të projektuara ne menyre qe te përmbushi nevojat e mysafirëve dhe ti sigurojë atyre një pushim te përsosur. Ato janë të pajisura me TV, banjo private me tualet, peshqir, rrobedeshamber dhe pantofla, Wi-Fi, Smart TV, telefon, minibar, kasaforte, ajer te kondicionuar dhe ngrohje. Banjo moderne përfshin një dush, produkte kozmetike luksoze dhe një tharëse flokësh. I vendosur në katin e parë, restorant dhe koktej bar "Royal", ambjentet e brendshme te të cilit jane në përputhje me pamjen e ndërtesës, është i ndarë në pjesën e brendshme me kapacitet prej 60 vendesh dhe ballkonin ose tarracën Napoleonit me 16 vende. Mysafirët mund të pine kafe në vendin ku gjenerali vetë një herë eshte ulur per te pushuar. Restoranti ofron kuzhinë mesdhetare dhe ndërkombëtare, me menu të perzgjedhur pijesh. Përveç restorantit , hoteli ka një nga klubet më të mira të natës në Evropë, ku mund te mbaje deri në dy mijë njerëz, dhe ky quhet Maximus. Kompleksi i Hotel Kotorrit gjithashtu përfshin Barin "AS", ku specialitetet ndërkombëtare dhe lokale sherbehen nga kamerierë profesionist, por pjesa më spektakolare e kompleksit është Citadel, ku ju mund te shijoni pamjet e mureve të qytetit, gjirit dhe lumit qe të lëne pa frymë, ndërkohë që konsumoni pije dhe ushqime et ndryshme.

    Shërbimet:

  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Kotor