Sunconnect Atlantique Holiday Club Kusadasi

Sunconnect Atlantique Holiday Club Kusadasi

Adresa: Karaova Mevkii Sahil Siteleri , 09400 Kusadası, Turkey
Parametrat e kërkimit:
  • Sunconnect Atlantique Holiday Club Kusadasi:

    Plotësisht i rinovuar dhe i rimobiluar në vitin 2015, i vendosur  në plazhin më të gjatë dhe më të bukur me rërë të Kusadasi, SunConnect Atlantique Holiday Club është vendosur në mesin e palmave dhe pemëve frutore në më shumë se 12 akra (50.000m2). Me 165 metra plazh të gjatë me rërë, 2 pishina, 1 restorant kryesor, 2 restorante a la carte, 2 snack bar, 7 bare, Pasticeri, Connect Teen Lounge, Connect mini-Club, Spa, Parku ujor Tortuga si dhe aktivitetet dhe objektet e ndryshme, SunConnect Atlantique Holdiay Club mirëpret mysafirët e të gjitha moshave për një eksperiencë të paharrueshme pushimesh. Vendodhja unike ne mes te vendeve të lashta historike si Efes, Shtepia e Virgjereshes Mari, Didyma, Priene dhe Hierapolis ju japin mundësinë për të vizituar bukuritë e pabesueshme historike, kulturore dhe natyrore të bregdetit në turet të përditshme. Hoteli disponon 374 dhoma në total ne 5 kategori, 151 dhoma dyshe, 155 dhoma treshe, 4 dhoma per personat me aftësi të kufizuara, 60 dhoma familjare dhe 4 suita. Te gjitha dhomat jane te pajisura me ajer te kondicionuar, minibar, kasaforte, TV satelitor, banjo me dush/vaske e tharese flokesh. Ne hotel ju do te gjeni argetime te ndryshme te pershatura per te gjitha moshat si aktivite  per femije, pishine per femije, miniclub, animacione te ndryshme, show, muzike live, qender spaje, sauna,  banjo turke, banjo me avull, sallon bukurie, qender fitnesi dhe aktivitete te ndryshme sportive si gjimnastike ne uje, basketboll, vollejboll ne plazh, tenis, bilardo, aerobi dhe sportet e ujit. Baret dhe restorantet: Hoteli operon me sherbimin all inclusive, ne te ju do te gjeni nje shumellojshmeri gatimesh nga kuzhina  turke , aziatike dhe ajo Italiane pa lene pas gatimet e produkteve te detit. Restoranti kryesor Fogo ofron vaktet kryesore dhe vakte te ndermjetme me bufe te hapur. Blue Beach Club Restaurat A’la Carte sherben specialitete nga kuzhina nderkombetare. Tortuga A’la Carte restaurant a’la carte sherben specialitete te kuzhines Italiane dhe nderkombetare. Rocas snack Bar sherben pije dhe ushqime te lehta ndersa Pasticeria sherben embelsira gjate gjithe dites. Atlantis ConnectBar, Antao Lobby Bar, Maio Pool Bar, Blue Beach Bar, Coffee House, Davy's Amphi Bar Sunset Bar sherbejne nje shumllojshmeri te madhe te pijeve, koktejeve dhe lengjeve te fresketa te frutave gjate gjithe dites deri ne oret e von ate mbremjes.

    Shërbimet:

  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Kushadasi