Fafa Premium Resort

Fafa Premium Resort

Adresa: Mali i Robit, Golem, Durres
🔥SUPER OFERTË🔥
Parametrat e kërkimit:
  • Fafa Premium Resort :

    Fafa Resort ndodhet në rajonin e Durresit, në zonën e Malit të Robit, Kavajë, një nga vendet më të njohura në bregdetin Adriatik. Është 30 km larg Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, 15 km nga Qendra e qytetit të Durresit dhe 50 km nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë.
    Hoteli përfshin 98 dhoma standarde, 12 dhoma familjare dhe 49 Suita. Të gjitha dhomat kanë ballkone me pamje nga deti ose rruga dhe janë të pajisura me kondicioner, mini frigorifer, kasafortë, Smart TV, banjo private me dush, tharëse flokësh, peshqirë dhe artikuj tualeti falas.
    Fafa Premium Resort ka 2 restorante (restorantin kryesor All Inclusive ku kombinohen kuzhina shqiptare dhe ndërkombëtare evropiane dhe restorantin a la Carte), bar pishine, bar plazhi, dy pishina të jashtme për të rritur dhe fëmijë, plazh privat me rërë të pajisur me çadra dhe shezlongje falas, sallë konferencash, mini klub për fëmijë, kënd lojërash, Wi-Fi dhe parkim falas. Në sezonin e verës, hoteli u ofron mysafirëve të tij paketën gjithëpërfshirëse që përfshin akomodimin, mëngjesin (7.30-10.00), drekën (13.00-15.00), ushqimin e lehtë (16.30-17.30) dhe darkën (19.00-21.00), pije alkoolike dhe joalkoolike lokale të pakufizuara (nga ora 10.00 deri në 22.00), akses në plazh dhe pishina, pastrim të përditshëm, parkim falas dhe Wi-Fi falas.
    Për më tepër, me një pagesë shtesë, resorti ofron akses në qendrën spa, këmbim valutor, ture turistike, shërbime taksish, lavanderi etj.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • All Inclusive

    Plazhe:

    • Plazh renor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 30 km
    • Portet: 15 km
    • Distance nga deti: 0 m

    Aktivitetet:

    • Mbremje muzikore
    • Live Music

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e jashtme
    • Pishine femijesh
    • Restorant
    • Dhoma pa duhan
    • Bar brenda hotelit
    • Restorant à la carte
    • Shezlonge dhe çadra ne pishine
    • Shezlonge dhe çadra ne plazh
    • Bar Pishine
    • Ashensor
    • Parking pa pagese
    • Bar ne plazh
    • Wi-Fi falas
    • Dhome per Valixhe
    • Sherbim 24 ore ne resepsion
    • Shesh per te luajtur femijet
    • Wellness & SPA (me pagesë shtesë)

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Animacione per femije
    • Baby Cot
    • Menu ushqimi per bebe

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Ballkoni
    • Televizor
    • Telefon
    • Televizion satelitor
    • Kasaforte
    • Ajer I kondicionuar
    • Tharese flokesh
    • Ngrohje
    • banje/tualet
    • Wi-Fi falas
    • Frigorifer
    • Tavoline pune/shkrimi
    • Minibar (me pagesë extra)
    • Dollap rrobash
    • Pastrim ditor

    Vendndodhje e vecante:

    • landmark: 🔥SUPER OFERTË🔥
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Durres