-
Ylli i Detit:
Ylli i Detit Hotel është i vendosur tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Hoteli eshte i perbere nga një ndërtesë pesë kateshe, ndertim i ri me një stil modern arkitektonik. Vendodhja është shumë afër bregdetit te Adriatikut, në afërsi të autostradës se ndërtuar rishtasi. Hoteli ka një total prej 22 dhomash. Të gjitha janë të pajisura me një TV të sheshtë kabllor, mini-bar, wifi, dhe një banjo me dush dhe tharëse flokësh. Disa nga dhomat kanë pamje nga deti. Sherbime te tjera qe ofrohen nga hoteli jane palestër, parking, recepsion 24 orë, ajër i kondicionuar, sauna, plazh privat, internet (wireless). Hoteli ka një bar dhe një restorant që shërben specialitete mesdhetare, shqiptare dhe italiane. Piano Bar është i vendosur në katin e pestë të hotelit. Me një pamje të mrekullueshme nga deti ku mund të relaksoheni dhe të shijoni një gotë verë nën tingujt qetësues të muzikës klasike. Një dyqan ushqimore është e vendosur 200 metra nga Hoteli. Qendra e Durrësit me Amfiteatrin e Durrësit, vilën e Mbretit Zog dhe Qytetin e Vjetër është rreth 9 km larg. Stacioni i autobusit me linja të Durrësit dhe Kavajës është 50 metra larg, ndërsa stacionet kryesore te autobusit dhe trenit janë në një distancë prej 7 km. Porti me linja e tragetit të Barit dhe Ankonës është rreth 3 km larg. Airporti i Tiranes është në një distancë prej 30 km.
Shërbimet:
Vakte dhe ushqime te ofruara:
- Fjetje dhe mengjes
- Mengjes dhe darke e perfshire pa pijet
Plazhe:
- Plazh renor
- Plazh Privat
Distancat nga:
- Aeroporti: 40 km
- Portet: 3 km
- Distance nga deti: 200 m
- Distance nga qendra: 6 km
Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:
- Pishine e jashtme
- Restorant
- Pastrim kimik
- Bar brenda hotelit
- Ashensor
- Parking pa pagese
- Wi-Fi falas
- Sherbim 24 ore ne resepsion
Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:
- Ballkoni
- Televizor
- Ajer I kondicionuar
- Minibar
- banje/tualet
- Tarrace
- Wi-Fi falas
- Hekur per hekurosje
-
No Reviews Available for this Hotel
Parametrat e kërkimit:
























