Termat & Kushtet

 

 

 

1.Hyrje

1.1. Agjensia “Amara Travel sh.p.k” e cila ushtron aktivitetin e saj prej vitit 2009 në fushën e turizmit, në baze te bashkëpunimit me operatorë te ndryshëm brenda dhe jashtë vendit e emërtuar më tej “Agjensia”, me nr. NIPT: L61515035J me adresë: Rruga “Mine Peza”, Zona Kad. Nr: 8350, me numër telefoni: 042400212, adresë emaili: [email protected] , Numër emergjence telefoni: 00355676023143.

  1. Përkufizime

2.1. ‘Kontrata’ Cdo individ i konsideruar nga kodi civil si i vetedijshem ( mosha + 18 vjecare ) me rezervimin online ose prane zyres tone me adresen e lartpermendur, automatikisht ka firmosur nje marreveshje duke qene pale me agjensine per te perfituar paketen turistike ose akomodimin ne Hotel, Vile apo Krociere kundrejt pageses se percaktuar gjitheperfshirese per sherbimin e rezervuar.

2.2. ‘Paketë udhëtimi’ është shërbimi që i siguron udhëtarit një kombinim të parapërgatitur të jo më pak se dy nga llojet e mëposhtme të shërbimeve: a) transporti; b) strehimi; c) shërbime të tjera turistike, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me transportin ose strehimin dhe që përbëjnë pjesë të konsiderueshme të paketës; si dhe mbulon një periudhë kohore prej jo më pak se 24 orë ose që përfshin strehimin, të paktën për një natë.

2.3.Akomodimi’  nenkupton sherbimin e strehimit te pakten nje nate, te ofruar nga agjensia per secilin klient ne destiancione te ndryshme ne bote ne struktura pritese si psh Hotel, Hostel, Vile, Apartament, Krocere apo njesi te tjera te ngjashme me keto.

2.4. ‘Rezervimi’, porositja nga ana e klientit te një pakete turistike apo te nje akomodimi te ofruar nga ana e Agjensisë apo nga ana e nje tjeter operatori turistik, duke e zhvendosur agjensine nga organizatori i sherbimit ne nje agjent shites.

2.5. ‘Afatet’  jane limitet kohore qe organizatori i sherbimit vendos per rezervim, pagese, ndryshim parametrash dhe anullim te sherbimit te rezervuar duke pranuar kushtet e operatorit apo te agjentit shites. Amara Travel sh.p.k nuk eshte pergjegjes per limitet kohore apo permbajtjen penaliteteve qe lidhen me afatet, pasi keto rrjedhin automatikisht nga origjina e sherbimit psh: Menaxhimi i hotelit, Pronari i viles apo dhe vete operatori organizator i sherbimit. Agjensia eshte pergjegjese para ligjit dhe klientit vetem ne rastet kur ajo nuk percjell paraprakisht ne momentint e rezervimit tek secili klient afatet dhe permbajtjen e tyre te percaktuar nga furnitori i sherbimit (operator turistik, menaxhimi i hotelit, pronar vile-apartamenti etj).

2.6. ‘Penalitetet’ vijne si pasoje e mospermbushjes nga ana e klientit te njeres nga kushtet baze te rezervimit qe jane: a- mosparaqitja fizike ne oraret dhe/ose datat e paracaktuara ne rezervim. b- transferimi i sherbimit nga personi i parashikuar ne rezervim ne nje person te trete jashte afateve te percaktuara ne termat dhe kushtet e rezervimit. c- ndryshimet ne parametrat e rezervimit ( numri i neteve te qendrimit, numri i personave qe marin sherbimin, data e nisjes dhe nderrimi i struktures pritese hotel, vile etj ) jashte afateve te paracaktuara.

2.7. ‘Rimbursimi’ shuma e kthyer nga agjensia si rrjedhojë e mospërmbushjes së marrëveshjes per faj të saj.

2.8. ‘Anullimi’ eshte prishja e kontrates nga ana e njeres ose dy paleve njokohesisht. Me anullimin e rezervimit klienti nuk perfiton dot sherbimin e rezervuar dhe agjensia nuk ofron dot sherbimin e paracaktuar.

2.9. Mënyra e Rezervimit rezervimi kryhet permes faqes tonë të internetit www.amaratravel.al, ose nga agjentet e agjensise duke u paraqitur personalisht në zyrën tone. Cdo rezervim quhet i perfunduar me sukses vetem pasi klienti konfirmon dhe pranon kushtet dhe termat e rezervimit. kushtet dhe termat jane te ndryshme dhe te personalizuara per secilin sherbim, udhetim turistik, hotel apo transport.

2.10. Statusi i rezervimit. Cdo rezervim online ne www.amaratravel.al eshte ne satusin ‘ne kerkese’ ky rezervim percillet menjehere nga agjentet tane tek hoteli (nese eshte akomodim) apo tek operatori (nese eshte pakete turistike) per konfirmim disponibiliteti. Brenda 24 oreve hoteli apo operatori turistik njofton agjensine per konfirmimin ose jo te ketij rezervimi. Pas konfirmimit ose jo te rezervimit agjensia me ane te postes elekronike si dhe nepermjet komunikimit ne telefon njofton klientin per statusin e ri te rezervimit. Menjehere pasi statusi i ri i eshte komunikuar konsumatorit kontrata quhet e lidhur ose e zgjidhur (ne rastin e mos konfirmimit nga operatori organizator).

2.11. ‘Rezervimet e minutes se fundit’ cdo rezervim i minutes se fundit eshte i publikuar si i tille ne faqen www.amaratravel.al dhe komunikohet si i tille prane zyrave tona. Keto rezervime kane karakteristika te vecanta si ne cmim ashtu edhe ne kushte dhe detyrime. Pergjithesisht behet fjale per produktin e akomodimit ne hotele gjate pikut te sezonit turistik.

2.12. ‘ Vendet e fundit ’  organizatori ka te drejte te shesi ose te ofroje vendet e fundit te nje turi apo akomodimi sipas nje procedure te vecante qofte ne cmim ashtu edhe ne kushte. Zakonisht vendet e fundit i ofrohen konsumatorit ne nje kohe shume te afert me nisjen apo fillimin e sherbimit (pakete turistike, akomodim hoteli apo pushime verore/dimerore). Ky fakt ndikon drejte perdrejte ne privimin e konsumatorit nga shume te drejta te cilat ai i ka te rezervuara me poshte per cdo sherbim te ofruar nga agjensia ( te drejtat e anullimit, ndryshimit te rezervimit apo transferimit te tij tek nje i trete).

  1. Objekti i Kontratës

Bazuar në kushtet e rëna dakord nga palët sipas kësaj kontrate, Agjensia merr përsipër t’i sigurojë klientit shërbimin e mëposhtëm:

3.1. Paketën turistike të përgatitur nga Agjensia dhe të perzgjedhur nga klienti.
3.2. Pakete turistike e pergatitur nga nje operator i trete e ofruar nga agjensia dhe e perzgjedhur nga klienti.
3.3. Akomodim ne hotele ne te gjithe boten i ofruar nga agjensia ne baze te nje mareveshje mes ajgensise dhe hotelit ose mes agjensise dhe nje operatori nderkombetar i konsideruar si furnitor i licensuar dhe i njohur ne shkalle nderkombetare

4 Sherbimet turistike te ofruara nga agjensia

4.1.  Shpjegues për paketat e udhëtimit

Në ofertat e përgatitura me shkrim janë të përcaktuara:

4.1.1. a) Data e fillimit dhe mbarimit të udhëtimit; b) çmimi i paketës, shuma ose përqindja e çmimit që duhet paguar në formën e paradhënies dhe kalendarin për pagesën e shumës së mbetur; c) destinacioni dhe itinerari; d) mjetet dhe kategoritë e transportit që do të përdoren; e) tipi i strehimit, vendndodhja dhe kategoria, hollësitë kryesore dhe klasifikimi turistik; f) plani i vakteve të ngrënies, nëse përfshihen; g) kërkesat për pasaportat dhe vizat; h) të dhëna të përgjithshme për formalitetet shëndetësore të kërkuara për udhëtimin dhe qëndrimin; i) afatin e fundit për informimin e konsumatorit, në rast anulimi të paketës së udhëtimit, nëse për zhvillimin e paketës së këtij udhëtimi kërkohet një numër minimal pjesëmarrësish; j) faktin nëse kjo ofertë është e detyrueshme për organizatorin apo nëse organizatori rezervon të drejtën për ta ndryshuar këtë ofertë.
4.1.2. Transporti do të kryhet sipas programit
4.1.3. Akomodimi do të realizohet sipas ofertës

4.2. Shpjegues per akomodimin

Amara Travel sh.p.k ofron sherbim akomodimi ne te gjithe boten (ne hotele, vila, apartamente, hostele etj). Gjate ofrimit te ketij sherbimi jane qartazi te percaktuar ne faqen tone online si me poshte;
4.2.1. Emri, adresa e sakte dhe destinacioni i njesise se akomodimit.
4.2.2. Statusi dhe kategoria zyrtare e struktures pritese (hotel, vile, apartament etj), si dhe tipi i dhomes se ofruar ( standarte, superiore, familjare, deluxe, pamje nga deti apo nga toka etj), bashke me llojin e akomodimit ( mengjes i perfshire, mengjes dhe darke e perfshire, te gjitha vaktet e perfshira apo all inclusive etj ).
4.2.3.  Data e nisjes dhe numri i neteve te qendrimit ne Strukturen pritese. Gjithashtu eshte teper e rendesishme te listohet numri i te rriturve dhe femijeve shoqeruar me moshen e sakte te tyre.
4.2.4. Eshte me rendesi te lartpermendim per konsumatorin i cili rezervon online apo ne zyren tone nepermjet agjenteve te shitjes se cdo strukture akomodimi (hotel, vile, hostel, apartament e te tjere te ngjashem me to) ka kushtet dhe termat e saje specifike ne lidhje me akomodimin e klienteve ne strukturen e tyre. Keto kushte nderkombetare e tejkalojne kontraten dhe maredheniet juridike mes agjensise dhe kosnumatorit pasi veprojne drejtperdrejt mbi klientin. Kjo nenkupton se nese nje pike e kushteve te hotelit bie ndesh me kushtet dhe detyrat e agjensise me konsumatorin, kushtet dhe detyrat e vendosura nga menaxhimi i struktures (hotel ose operatore nderkombetar), jane primare dhe jane te parat te cilat do te meren parasysh si kushte thelbesore te sherbimit (akomodimit).

4.2.5. ‘Oferta e akomodimit te minutes se fundit’ Hoteli apo operatori i huaj ka te drejte te beje here pas here oferta te minutes se fundit te cilat kane kushte te vecanta nga ato te zakonshmet. Keto kushte ndikojne direkt mbi kushtet e anullimit, kushtet e ndryshimit apo ato te tjetersimit. Keto lloj ofertash jane per rezervime ne periudha te caktuara e te shkurtra, kane cmime shume me te lira se ato te kontrates me agjensine, si dhe jane te mundeshme vetem per akomodim ne data te paracaktuara nga menaxhimi i hotelit / operatorit.

4.2.6. ‘Shitja e dhomave te fundit’ keto raste tregojne nje karakteristike te kundert me ate te ofertave te minutes se fundit persa i perket cmimit, por kane kushte te njejta me ato te minutes se fundit. Nuk mund te anullohen, ndryshohen apo transferohen.  Hotelet apo furnitoret nderkombetare gjate pikut te sezonit dhomat e fundit te disponueshme i ofron kundrejt nje cmimi me te larte dhe kushte me te rrepta te anullimit, ndryshimit si dhe transferimit te sherbimit ne nje te trete.

  1. Çmimi

5.1. Çmimi përfundimtar i paketës së udhëtimit është i vendosur në faturën e lëshuar nga Agjensia.
5.2. Në çmimin përfundimtar janë cilesuar dhe saktesuar lehtesisht sherbimet e perfshira dhe ato te cilat jane jashte ketij cmimi dmth sherbime me pagese shtese.
5.4. Çmimi i përcaktuar sipas kësaj kontrate është i pandryshueshëm, përveç rasteve kur: a) ndryshojnë kostot e transportit apo lëndëve djegëse, b) ndryshojnë tarifat në porte dhe aeroporte, c) ndryshon kursi i këmbimit monetar deri në datën e nisjes. Në këto raste ndryshimi i çmimit do të jetë në proporcion me ndryshimin e kostove të sipërpërmendura.
5.5. Rritja e çmimit pergjithesisht i hoteleve apo vilave ndodh si pasoje e ndryshimit apo mungeses se disponibilitetit te kategorive te dhomave. ( klienti rezervon dhome standarte, nderkohe hoteli Brenda 48 oreve konfirmon vetem dhoma superiore te cilat kane cmim me te larte se ai i rezervuar). Kjo rritje do t’i njoftohet konsumatorit të paktën 10 ditë përpara nisjes në udhëtim, ose të shumtën dy ditë nga momenti i rezervimit. Klienti ruan te drejten ne rast mospelqimi te cmimit te anulloje rezervimin pa asnje kosto dhe pagese te detyruar.

  1. Kushtet dhe mënyra e pagesës

6.1. Kalendari i pagesës

Udhëtari detyrohet të paguajë 30% të çmimit përfundimtar në momentin e rezervimit pasi ka pranuar termat dhe kushtet e ketij sherbimi, si dhe 70% e mbetur 20 ditë përpara nisjes së udhëtimit.

6.2. Mënyra e pagesës

– Cash
– Transfertë bankare
– Kartë krediti ose debiti +1.5% e vleres si shpenzime bankare per transaksionin e kryer.
– Transferim ndërkombëtar parash (Western Union, MoneyGram etj.) kostot dhe komisjonet e transfertes mbulohen totalisht nga klienti.

  1. Anullimet

7.1. Në rast se Agjensia ka parashikuar një numër minimal pjesëmarrësish për organizimin e paketës, atëherë  ka të drejtë të anullojë udhëtimin nëse ky numër nuk është arritur. Konsumatori do të njoftohet për këtë anulim 10 ditë përpara nisjes së udhëtimit.
7.2. Agjensia mund ta anullojë udhëtimin edhe për shkak të ndonjë force madhore (termet, permbytje, sulm apo trazira politike ne destinacion apo ne vend etj)
7.3. Agjensia eshte e detyruar te anulloje cdo pakete apo akomodim te marre nga nje operator tjeter ne rastet kur realizimi i sherbimit eshte i paarritshem per arsyet e poshtepermendura: a- falimentimi i kompanise ajrore me te cilen eshte planifikuar fluturimi ne destinacion. b- per arsye lokale mbyllja e hotelit ne te cilin eshte planifikuar qendrimi dhe strehimi i klienteve ( ne raste piku te sezonit akomodimi eshte i pamundur ne hotele te tjera). c- kur operatori organizator i turit per shkaqe te ndryshme nderpret aktivitetin e tij ekonomik dhe juridik.
7.4. Në rastet e anullimeve nga ana e organizatorit apo agjensise te lartpermendura, konsumatorit i njihen të drejtat e përcaktuara në pikën 10.3. të kësaj kontrate.
7.5. Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalitet deri në datën e komunikuar nga agjenti në varesi te paketës së përzgjedhur.
7.5. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata në kapërcim të afateve te komunikuara, atëherë ai detyrohet të kompensojë agjencinë për shpenzimet e kryera në varësi të ofertës përkatëse.
7.6. Kushtet e mesiperme te anullimit nuk do te meren parasysh per te gjitha sherbimet e akomodimit apo te paketave turistike ne rastet kur bien ndesh me kushtet e rezervimit te minutes se fundit, te shitjes se vendeve te fundit, apo kur bien ndesh me kushtet e vecanta te hoteleve te cilat jane pranuar nga klienti perpara se te rezervoje online.

  1. Transferimi i paketës nga konsumatori tek një person i tretë

8.1. Klienti ka të drejtë të transferojë paketën tek një person i tretë jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes së udhëtimit ose jo më pak se dy ditë nga moment i rezervimit.
8.2. Klienti mund ta transferoje rezervimi e tij tek nje i trete brenda dy diteve pa asnje penalitet apo pagese shtese me kusht qe personi i trete te kete te njejtat karakteristika si ai i meparshmi ( numer personash, moshe femijesh nese ka).
8.3. Konsumatori ka detyrimin të njoftojë organizatorin për faktin se ai e ka transferuar paketën e vet te një palë e tretë jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes së udhëtimit ose jo më pak se dy ditë nga moment i rezervimit duke njoftuar emrat e saktë te udhëtarëve zëvendesues. Në rast të kundërt transferimi nuk mund të kryhet. Gjithashtu klienti nuk mund te transferoje pa konfirmimin e agjensise rezervimin e kryer kur numri i personave apo mosha e femijeve (nese ka) eshte i ndryshem nga ato te rezervimit te pare i cili konsiderohej i konfirmuar.
8.4. Konsumatori dhe personi i tretë të cilit i është transferuar paketa e udhëtimit janë solidarisht përgjegjës për pagimin e çmimit përfundimtar të paketës si dhe çdo kosto shtesë që rrjedh nga ky transferim.
8.5. Agjensia rezervon te drejten te aplikoje kushte te tjera transferimi ne rast rezervimi te minutes se fundit apo te vendeve te fundit ne pakete apo akomodim. Keto kushte duhet me doemos te jene pranuar nga klienti ne momentin e rezervimit.

  1. Detyrimet e Agjensisë për informacionin parakontraktor

9.1. Përpara lidhjes së kontratës, përvec detyrimeve të përcakuara në nenin 47 të ligjit 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe detyrimeve të përmbajtura në pikën 3 të VKM nr. 65, datë 21.1.2009 “Për kontratat e paketave të udhëtimit”, agjensia i siguron konsumatorit, me shkrim ose në një formë tjetër të përshtatshme, një informacion të përgjithshëm për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, veçanërisht, për afatet kohore për pajisjen me to.

Legjislacioni për Mbrojtjen e Konsumatorit

9.2. Përpara lidhjes së kontratës Organizatori duhet t’i sigurojë konsumatorit edhe informacion për formalitetet shëndetësore, për udhëtimin dhe qëndrimin.
9.3. Përpara lidhjes së kontratës, organizatori duhet të njoftojë konsumatorin, me shkrim, për të gjitha kushtet e kontratës, si dhe t’i japë atij një kopje të këtyre kushteve.

  1. Detyrimet e organizatorit përpara nisjes së udhëtimit

10.1. Pas lidhjes së kontratës, por jo më vonë se 1 ditë përpara udhëtimit, agjensia ka detyrimin të njoftojë me shkrim konsumatorin për sa më poshtë:
10.1.1. Emrin e shoqërisë, adresën dhe numrin e telefonit të përfaqësuesit të tij vendor në vendin që do të vizitohet dhe, në mungesë të një përfaqësuesi, të dhëna për të kontaktuar agjensitë vendore, të vendit që do të vizitohet, të cilat mund t’i japin asistencë konsumatorit, nëse ndodhet në vështirësi. Në rast mungese të agjensive të tilla vendore, konsumatorit duhet t’i jepet një numër telefoni emergjence ose çdo informacion tjetër, që i mundëson atij të kontaktojë agjensinë.
10.1.2. Oraret dhe vendet e ndalesave të ndërmjetme dhe të pikave lidhëse të udhëtimit, si dhe hollësi për vendet, që do të zihen nga udhëtari, si kabina ose shtrati në anije, ndarjet e fjetjes në tren.
10.1.3. Kontratën e sigurimit që organizatori ka lidhur me një shoqëri sigurimi, në përmbushje të kontratës së paketës së udhëtimit, sipas pikës 14.3 të kësaj kontrate.
10.1.4. Për mundësimin e kontaktimit të drejtpërdrejtë me të miturin ose me personin përgjegjës për të miturin, në vendin e qëndrimit, në rast të udhëtimit ose qëndrimit jashtë Shqipërisë të të miturve. [Sipas rastit nëse ka një të mitur në udhëtim]
10.1.5. Në rast se sigurimi shëndetësor në udhëtim nuk është i përfshirë në çmimin përfundimtar të paketës së udhëtimit, agjensia i rekomandon konsumatorit të lidhë një kontratë sigurimi e cila mbulon:
10.1.6. Kostot e asistencës përfshirë riatdhesimin, në rast aksidenti ose sëmundje.
10.2. Nëse përpara nisjes, Agjensia vëren se është e detyruar të kryejë ndryshime të rëndësishme në ndonjërën nga kushtet thelbësore të kontratës së paketës së udhëtimit, apo të rrisë çmimin në një masë më të lartë se 5% të çmimit përfundimtar të rënë dakord mes palëve, duhet të njoftojë, sa më shpejt të jetë e mundur, konsumatorin, për t’i mundësuar atij marrjen e vendimeve të duhura dhe, në veçanti:
10.2.1. Pranimin e një shtojce në kontratë, duke specifikuar ndryshimet e bëra dhe ndikimin e tyre në çmim.
10.2.2. Heqjen dorë nga kontrata, pa penalizim, duke njoftuar agjensinë brenda dy ditëve nga marrja e njoftimit por jo më vonë se dy ditë përpara ditës se nisjes.
10.3. Në rast se konsumatori heq dorë nga kontrata sipas përcaktimeve të mësipërme, ose nëse, për çfarëdo shkaku, me përjashtim të fajit/gabimit të konsumatorit, apo nëse organizatori anullon paketën përpara datës së nisjes, për të cilën është rënë dakord, konsumatorit i lind e drejta të zgjedhë njërën nga mundësitë e mëposhtme:
10.3.1. Ofrimin e një paketë zëvendësuese, ekuivalente ose të një cilësie më të lartë, kur agjensia është në gjendje t’ia ofrojnë.
10.3.2. Ofrimin e një pakete udhëtimi zëvendësuese, me një cilësi më të ulët. Në një rast të tillë agjensia duhet t’i kompensojnë konsumatorit diferencën e çmimit ndërmjet paketës së udhëtimit të anuluar dhe asaj të ofruar.
10.3.3. Kthimin e të gjithë shumës së paguar nga konsumatori, sipas kontratës së paketës së udhëtimit, brenda 7 ditëve nga data e dhënies së njoftimit për heqjen dorë.
10.3.4. Në të kundërt konsumatorit i lind e drejta të kërkojë kompensim nga organizatori, për të gjitha dëmet, materiale dhe jomateriale, përveç parashikimeve të përcaktuara në pikën 7, 12.1 dhe 12.2. të kësaj kontrate.

  1. Detyrimet e agjensisë pas nisjes së udhëtimit

11.1. Organizatori detyrohet të përmbushë në mënyrë korrekte dhe tërësore të gjitha shërbimet që përmbahen në pikën 4 të kësaj kontrate, pavarësisht se nënkontraktorë apo furnitorë të ndryshëm janë ngarkuar me detyrimet përkatëse.
11.2. Në rast se pas nisjes, një pjesë e rëndësishme e shërbimeve të kontraktuara nuk sigurohet, ose agjensia kupton, se nuk mund të sigurojë një pjesë të rëndësishme të shërbimeve, që duhet të ofrohen, agjensia merr masa alternative, të përshtatshme, pa kosto shtesë për konsumatorin, për vazhdimin e paketës së udhëtimit, dhe kompenson konsumatorin për diferencën, ndërmjet shërbimeve të parashikuara dhe atyre të siguruara realisht, në të kundërt konsumatori mund të kërkojë kompensim për shpenzimet shtesë, që ka kryer.
11.3. Kur është e pamundur marrja e masave të duhura si më sipër, ose kur këto masa, për shkaqe të arsyeshme, nuk janë të pranueshme nga konsumatori, organizatori duhet:
11.3.1. T’i sigurojë atij, pa kosto shtesë, me një transport ekuivalent, kthimin në vendin e nisjes ose në një pikë tjetër kthimi, për të cilin konsumatori bie dakord.
11.3.2. Në të kundërt, agjensia detyrohet të dëmshpërblejë konsumatorin për dëmet e shkaktuara.

  1. Kufizimet e përgjegjësisë së Agjensisë

12.1. Agjensia shkarkohet nga përgjegjësia për të kompensuar ndonjë dëm pasuror apo jopasuror që ka pësuar konsumatori në rastin kur anullon paketën e udhëtimit për shkak:
12.1.1. Se nuk është arritur numri minimal dhe konsumatori ka qenë informuar siç duhet nga agjensia për anulimin brenda afatit të përcaktuar në pikën 7.1 të kësaj kontrate;
12.1.2. Të forcës madhore.
12.2. Organizatori nuk është përgjegjës në rast se mospërmbushja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve të tij rrjedhin për shkak të:
12.2.1. veprimeve të konsumatorit;
12.2.2. veprimeve të një pale të tretë, që nuk ka lidhje me ofrimin e shërbimeve të kontraktuara, të cilat janë të paparashikuara ose të pashmangshme;
12.2.3. një rrethane të një force madhore ose një ngjarjeje, të cilën organizatori dhe/ose nënkontraktorët e tij, me gjithë kujdesin e duhur, nuk mund ta parashikonin a ta parandalonin.
12.2.4. Agjensia nuk eshte pergjegjese nese sherbimi i mare nga nje operator apo hotel publikon dhe posedon kushte dhe detyrime qe bien ndesh me ato te pergjithshme te publikuara nga Amara Travel sh.p.k. Ne rast te nje rezervimi te ndonje hoteli apo vile etj, perparesi kane kushtet e vecanta te hotelit apo viles etj, me pas vijne kushtet e pergjithshme te publikuara nga agjensia. Asnje rezervim nuk mund te perfundohet me sukses nga secili klient pa konfirmuar kushtet dhe detyrimet e atij rezervimi, kjo eshte e siguruar dhe ruajtur teknikisht ne faqen tone online.

  1. Të drejtat dhe detyrimet e klientit

13.1. Klienti është i detyruar të paguajë çmimin përfundimtar sipas mënyrave dhe kushteve të përcaktuara në kontratë
13.2. Klienti është i detyruar të paguajë kompensim ndaj organizatorit në rast se nuk respekton afatet e anulimit sipas përcaktimeve të pikës 7 të kësaj kontrate.
13.3. Heqja dorë e klientit nga kontrata, sipas pikave të mësipërme, bëhet me shkrim tek agjensia ose nepermjet postes elektronike tek [email protected] përpara nisjes.
13.4. Ndonjë detyrim tjetër sipas rastit, rrethanave dhe politikave të agjensise si p.sh: Klienti është i detyruar të sillet në mënyrë korrekte dhe sipas rregullave ligjore, administrative dhe etike të vendit pritës ku organizohet udhëtimi, sipas udhëzimeve të organizatorit, në rast të kundërt ai detyrohet të dëmshpërblejë agjensinë për ndonjë dëm që rrjedh nga mosrespektimi i këtij detyrimi.
13.5. Konsumatori ka detyrimin të njoftojë me shkrim, ose në një mënyrë tjetër të përshtatshme teknike që siguron mundësinë për riprodhim, për çdo mospërmbushje të kontratës së paketës turistike, të cilën ai e dallon në vend, furnizuesin e shërbimit në fjalë dhe agjensinë, me mundësinë më të parë.
13.5.1. Në këtë rast furnizuesi i shërbimit në fjalë dhe agjensia apo përfaqësuesi vendor duhet të marrin menjëherë masat e nevojshme, për të kënaqur konsumatorin, brenda periudhës më të shkurtër të mundshme kohore dhe të gjejnë zgjidhjen e përshtatshme.
13.6. Konsumatori ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblimet sipas përcaktimeve të kësaj kontrate.

  1. Ndihma e detyruar dhe Sigurimi

14.1. Në rast se konsumatori ndodhet në vështirësi për shkak të mospërmbushjes së plotë a të pjesshme të kontratës jo për faj të agjensisë, sipas parashikimeve të pikës 13.2.2. dhe 12.2.3. të kësaj kontrate, atëherë organizatori i paketës së udhëtimit detyrohet t’i japë ndihmën e menjëhershme konsumatorit në vështirësi.
14.2. (Sipas rrethanave dhe politikave të organizatorit, p.sh.: Ndihma konsiston në dhënien e udhëzimeve, direksioneve, orientimeve gjeografike, adresave të ndryshme të institucioneve të ndihmës së shpejtë, shëndetsore apo konsulatave si dhe çdo veprim tjetër të përshtatshëm me rrethanat e rastit.)

  1. Ankesat

15.1. Përfshirë rastin e përcaktuar në pikën 13.6. të kësaj kontrate, konsumatori ka të drejtë të ankohet tek agjensia, për çdo mospërmbushje të kontratës, brenda afatit prej një ditësh nga përfundimi i udhëtimit.
15.2. Agjensia detyrohet të shqyrtojë ankesën dhe të kthejë përgjigje brenda afatit prej dy ditësh nga marrja dijeni për ankesën.

  1. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

16.1. Palët në kontratë do të përpiqen të zgjidhin me mirëkuptim çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre, në rast të kundërt i drejtohen ndërmjetësimit, arbitrazhit etj. ose juridiksionit gjyqësor.

  1. Baza Ligjore

17.1. VKM nr. 65, datë 21.1.2009, “Për kontratat e paketave të udhëtimit”.
17.2. Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008, “Për mbrojtjen e Konsumatorëve” i ndryshuar.
17.3. Ligji Nr .9734, datë 14.5.2007, “Për Turizmin”.