Theranda Hotel

Theranda Hotel

Adresa: Rr. Andon Zako Cajupi, Villa 6 & 7 Tiranë, Shqipëri
Parametrat e kërkimit:
  • Theranda Hotel:

    Theranda  Hotel Tiranë është një hotel elegant në një pozicion qendror, vetëm pak minuta larg zonës së bllokut qendrës argëtuese të Tiranës, kryeqytetit shqiptar, por i izoluar nga zhurmat e tij. Dhomat dhe banjot janë moderne, të stiluara në menyrë individuale dhe ofrojnë të gjitha kushtet e një hoteli superior. Hoteli ofron Wi-Fi internet, parkim privat, makina me qera dhe shërbim lavanderie. Mëngjesi bufe shërbehet në një bar elegant, ndërsa në ditet me diell mund të shijohet në mënyrë të mrekullueshme në kopshtin tonë të bukur. Klientët kanë vënë në dukje të gjitha facilitetet e mësipërme në komentet e tyre, por kanë vlerësuar mbi të gjitha stafin tonë, duke konfirmuar përpjekjet tona të vazhdueshme për t'i perzgjedhur me kujdes dhe për t'i trajnuar vazhdimisht ata, për të siguruar një shërbim mikpritës dhe të personalizuar. Hotel Theranda ka 14 dhoma, 9 nga të cilat janë me shtrat matrimonial dhe 5 janë me shtretër të ndarë, me banjot moderne brenda. Dhomat janë të ndara në kategori, standard, superiore dhe ekzekutive në bazë të madhësisë dhe kushteve që ato ofrojnë. Dhomat tona kanë një dizenjo moderne, parket, telefon, tv plasma, minibar, kontroll individual të ajrit të kondicionuar, çelës me kartë, tavoline pune, dhe mbi të gjitha krevate cilësore për një gjumë të rehatshëm. Banjot ofrojnë dushe cilësore, dysheme qeramike, lavamanë modern, peshqir cilësor, dush dhe tualet luksoz. Shërbim i barit ofrohet për të gjithë dhomat nga ora 11.00 deri 22:00. Bari ynë është plot ngjyra me një dizajn të lehtë dhe transparent që lejon shumë dritë brenda dhe ndihmon mysafirët tanë të zgjohen në mëngjes. Ofrojmë një mëngjes të pasur bufe me përzgjedhje të produkteve shqiptare, duke përfshirë disa lloje të reçelesh të shijshëm të bëra në shtëpi. Mëngjesi shërbehet në një zonë të veçantë të barit. Bari ofron një gamë të gjerë të pijeve, duke përfshirë të famshmit Konjak Skënderbeu, Raki tradicionale, birrat Tirana dhe Korca me çmime të arsyeshme. Ngjitur me barin është kopshti ynë i vogël, me disa tavolina, ideale për mëngjes, per kafe, pije apo një pasdite pune me kompjuterin tuaj. Salla jonë e konferencave me ndriçimin dhe teknologjinë e fundit garanton kushte ideale për konferenca, seminare dhe ceremoni. Me një kapacitet prej 40 personash në stilin teatër dhe 30 personash ne stilin tryezë e rrumbullaket, ne jemi gati t'u përgjigjemi gjithe nevojave të biznesit tuaj. Pushimi i kafes apo dreka buffe, mund të shërbehet në barin moderin. Pajisjet teknike që ne ofrojmë përfshijnë: Video projektor, projektim në mur, tabele, mikrofon, fletore  shkrimi, stilolapsa, internet me shpejtesi të larte.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • Fjetje dhe mengjes

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 1,5 km

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pastrim kimik
    • Bar brenda hotelit
    • Recepsion per makine me qira
    • Parking pa pagese
    • Wi-Fi falas
    • Sherbim 24 ore ne resepsion

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • TV
    • Telefon
    • Ajer I kondicionuar
    • minibar
    • tharese flokesh
    • banje/tualet
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Tirana