Xheko Imperial

Xheko Imperial

Adresa: Rr ”Ibrahim Rugova”, Nr.56/H2, 1019, Tirane, Albania
Parametrat e kërkimit:
  • Xheko Imperial:

    Xheko Imperial Hotel, ngjitet në gamën me të lartë. Me një kombinim të rafinuar të luksit dhe traditës, Xheko Imperial Hotel i ofron klientelës së saj një konfort të veçantë. 29 dhoma nga të cilat 15 janë dhoma Deluxe dhe Imperiale që e bëjnë Xheko Imperial Hotel unik. Xheko Imperial Hotel ju ofron një bar elegant, një restorant të mrekullueshëm, një sherbim të shkëlqyer, e gjitha kjo e shoqëruar me një luks imperial. Shijoni një përvojë fantastike të kuzhinës në tarracën panoramike të xheko imperial Xheko imperial ju ofron në suitat e tij imperiale nje lluks të pakrahasueshëm në shqipëri. Shijoni nje dekor elegant, harmoni ngjyrash, mobilje druri, gjithçka që ju nevojitet për tu shplodhur Xheko imperial hotel, ngjitet në gamën me të lartë. Me një kombinim të rafinuar të luksit dhe traditës Bari dimëror « black eagle» është një bar i këndëshëm. Shpeshherë pianistë shqiptarë vijnë e luajnë në mbrëmje, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë.Bari veror së bashku me restoratin veror ju ofron freskinë e një nate të bukur vere, mbi Tiranë, dekor elegant dhe transparent. Gurgullima e lehtë e një përroi në këmbët e tavolinave, nën një qiell të qëndisur me yje, ju jep ndjesine e të qënit vërtetë në natyrë. Një shummëllojshmëri koktejesh e pijesh për të kënaqur dëshirat më kapriçoze…. XHEKO IMPERIAL ofron një gastronomi të shkëlqyer në 2 restorantet dhe 2 baret e tij, dimëror e veror. Shijet, aromat e kushinës dhe nuancat e saj Agroni dhe Alberti i njohin mirë… Agroni thotë për kuzhinën : « Duhet ruajtur shija e produktit. Produkti duhet punuar me kujdes në mënyrë që të mos humbasë shijen dhe aromën e origjinës. Dhe në të njëjtën kohë të ketë një shije të re, dhe të paharrueshme . Qëllimi im është që kur klienti ta riprovojë këte shije ai të thotë: Më kujton restoratin e « Xheko Imperiali ». Kjo quhen «Shija e Kujtimit», shija e një vendi, e një momenti. Klientela e sotme – thotë Agroni – kërkon një gastronomi me cilësi më të lartë dhe më pak sasiore. Klientela dëshiron të shijojë një gastronomi moderne të ndërthurur me kuzhinën tradicionale. Në profesionin tonë një rëndësi të madhe ka edhe njohja e kuzhinave më të mira klasike, moderne dhe ekzotike, duke filluar nga ajo shqipëtare, franceze, italiane, etj… »Një vend të rëndësishëm zë dhe shërbimi i personelit, i cili është i një kualiteti të veçantë.Menuja e «Xheko Imperial» është sot ndër më modernet në Shqipëri. Ajo është ndërtuar mbi bazat e ngrohta të kuzhinës tradicionale shqiptare. Alberti nga ana e tij i kushton një rëndësi të madhe zgjedhjes së produkteve. Ai vetë zgjedh produktet më të freskëta e më të mira. Frutat, perimet, mishërat dhe pijet që vijnë drejtpërsëdrejti nga prodhuesit e fshatit. Alberti thotë : “Duke zgjedhur prodhimet e fshatit, ne jemi të sigurtë për kualitetit e tyre, dhe në të njëjtën mënyrë ne e perkrahim fshatarin që të prodhojë ai vetë dhe të mos importojë.”Më tej ai shton : « Cdo kokërr mollë, cdo domate, cdo frut është e përzgjedhur, si për në ekspozitë » « Kuzhina e shkëlqyer fillon nga zgjedhja e produktit. Ajo është një kombinim i një niveli të larte të 3 senseve, të Parit , të Nuhaturit, dhe të Shijuarit. Në qoftë se një nga këto të treja nuk fuknsionon ose nuk është në cilësinë e duhur atëherë nuk mund të pretendojmë që bëjmë një gastronomi të lartë. Një pjatë nuk mjafton të jetë e dekoruar bukur, ajo duhet të ketë edhe shijen edhe aromën. Xheko Imperial vendos në dispozicionin tuaj Sallën Panoramike « White Camellia ».. « White Camellia » është e vendosur në katin e 6, me një pamje panoramike mbi Tiranën. Rezervimi është i mundshëm gjatë gjithë vitit, dimër dhe vere. « White Camellia » mund të rezervohet për konferenca, seminare, koktejle, si dhe për bankete. Për pauzat e vogla gjatë zhvillimit të konferencave, ngjitur me «White Camellia» ndodhet bari dhe restoranti veror. Sipërfaqa e « White Camellia » është 86m² Sistem kondicionimit : Në verë temperatura shkon deri në 10° gradë celsius.Në dimër temperatura shkon deri në 35° gradë celsius. ● Aparaturat e përkthimit stimultant i kemi deri për 50 veta ● Mikrofona për cdo person.● Sistem audio Stereo Space Sourround ● Videoprojektor Sony VPL HD 6000 Lumens, ● Ekrani i bardhë● Ulje e perdeve, dhe mbyllja/hapja komplete e çatisë bëhet me telekomandë● Izolim absolut ndaj zhurmave dhe temperaturave të jashtme në sajë të xhamit special me 3 shtresa● Trashësia e xhamit 29 mm, me shtresë gaz argoni 9mm, për një izolim perfekt.:

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • Fjetje dhe mengjes

    Distancat nga:

    • Stacioni I autobusit: 500 m
    • Aeroporti: 29 km

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Restorant
    • Dhoma pa duhan
    • Pastrim kimik
    • Bar brenda hotelit
    • Recepsion per makine me qira
    • Parking pa pagese
    • Wi-Fi falas
    • Sherbim 24 ore ne resepsion

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Ballkoni
    • TV
    • Telefon
    • Televizion satelitor
    • minibar
    • tharese flokesh
    • banje/tualet
    • Wi-Fi falas
    • facilitete per kafe dhe caj
  • Kontrollo disponibilitetin dhe cmimet
    Nga:
    Deri:
    Të rritur
    Femijë:
    1. Mosha e fëmijës:
    2. Mosha e fëmijës:
    3. Mosha e fëmijës:
    4. Mosha e fëmijës:
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Tirana