A&G

A&G

Adresa: Rr Nacionale Vlore - Orikum, km 10, Vlore 9426
Parametrat e kërkimit:
  • A&G:

    A&G Hotel ndodhet në Vlorë, në fshatin piktoresk të Radhimës, 3 metra pranë detit, në rrugën nacionale Vlorë- Orikum. Pamja e plotë në kaltërsin e detit Jon, arredimi bashkëkohor, dhe vendodhja gjeografike, e bëjnë atë, një ndër hotelet më të lakmuara të zonës. A&G ndodhet 9 km nga qendra e Vlorës,  dhe nga Muradija, 13 km nga Kalaja e Kaninës dhe nga Manastiri i Zvërnecit, dhe vetëm 10 km nga Parku Arkeologjik i Orikumit. Lehtësisht i aksesueshëm nga aeroporti i Tiranës,  dhe nga porti i Vlorës (bus, taxi,  makinë me qera).
    Struktura e hotelit është e përbërë nga 2 godina: Godina 1, e ndërtuar ne vitin 2020, dhe Godina 2, e ndërtuar ne vitin 2024. Godina 1 disponon 24 dhoma, ndër të cilat: 4 Suit-a, 4 Twin, dhe 16 Double. Godina 2 disponon 25 dhoma, ndër të cilat: 2 Suit-a, 8 Triple, 10 Double, dhe 5 Junior Suite. Te gjitha dhomat (49 dhoma) kane Ballkon, dhe pamje te plote në det, ose të pjesshme. Arredimi është bashkëkohor,  dhe cdo  dhomë është e pajisur me të gjithë aksesorët e nevojshëm për ta bërë qëndrimin sa më të rehatshëm, si : ajër i kondicionuar, TV, Wifi, garderob, minibar, kasafortë, tualet me dush, therëse flokësh, etj.
    Hoteli ofron për të gjithë klientët: pishinë dhe plazh privat (të përfshira në çmim), loungue bar, dhe restorant á la carte.
    Pishina, e cila qëndron e hapur gjatë gjithë ditës, lejon të relaksoheni apo të shijoni nje pije gjatë orëve të nxehta të ditës,  si dhe të kaloni mbrëmje të këndshme me miqtë tuaj.
    Plazhi i mrekullueshëm privat, i pajisur me të gjithë aksesorët e duhur (çadra, shezllongë, peshqira) ju mundëson të pushoni dhe të shijoni rrezet e diellit fare pranë hotelit,  pa patur nevojën për tu zhvendosur diku tjetër.
    Gjithashtu, një anije private është vendosur në dispozicion të klientëve, për të organizuar shëtitjet detare, si: Gadishulli i Karaburunit, Ishulli i Sazanit etj.
    Mëngjeset mesdhetare në A&G janë të servirura bufé, në ambientet e Loungue Bar, ndërsa drekat dhe darkat mund të  shijohen á la carte, pranë restorantit, që ndodhet ne katin e 1, përballë detit.
    Restoranti ofron larmishmëri zgjedhjesh si: kuzhinë mesdhetare, italjane, tradicionale, etj.
    A&G është kujdesur në çdo detaj për ti kthyer pushimet tuaja,  në një moment magjik dhe të paharrueshëm!

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • Fjetje dhe mengjes
    • Mengjes dhe darke e perfshire pa pijet

    Plazhe:

    • Plazh zallor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 16 km
    • Distance nga deti: 20 m

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Restorant
    • Dhoma pa duhan
    • Bar brenda hotelit
    • Restorant à la carte
    • Shezlonge dhe çadra ne plazh
    • Ashensor
    • Parking pa pagese
    • Bar ne plazh
    • Wi-Fi falas
    • Sherbim 24 ore ne resepsion
    • Kopshti
    • Nuk lejohen kafshët

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Baby Cot
    • Menu ushqimi per bebe

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Ballkoni
    • TV
    • Telefon
    • Televizion satelitor
    • kasaforte
    • Ambjent ndenjeje
    • Ajer I kondicionuar
    • tharese flokesh
    • banje/tualet
    • Wi-Fi falas
    • Tavoline pune/shkrimi
    • Dollap rrobash
  • Kontrollo disponibilitetin dhe cmimet
    Nga:
    Deri:
    Të rritur
    Femijë:
    1. Mosha e fëmijës:
    2. Mosha e fëmijës:
    3. Mosha e fëmijës:
    4. Mosha e fëmijës:
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Vlore