Faleminderit qe Zgjodhet Amara Travel!
Rezervimi juaj u dergua me Sukses!
Ju do te kontaktoheni shume shpejt nga operatoret tane!
Kthehuni ne Faqen Kryesore
-
ATHINE
Itinerari
Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë - Athinë. Nisja në orën 15 .15.Mbrritja në Athine në orën 17.40. Transferimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjesi ne hotel. Transferimi me Autobus për në Korinth. Ndalesa e parë në Kanalin e Korinthit, që lidh Gjirin e Korinthit dhe Detin Jon me Egjeun. Vazhdon vizita në qytetin e Korinthit Antik, nje zonë e jashtëzakonshme arkeologjike e antikitetit Helen. Gjatë pasdites vizitë e qytetit të ri të Korinthit dhe zona bregdetare e qytetit të Loutrakit, që njihet për burimet termale dhe kazinotë. Pasdite vonë ngjitja në Kodrën Likavitos, nga ku shihet qytetii Athinës Vizitë panoramike e qytetit: Stadiumi Panathinaikos ose Kalimarmaro, që është vendi ku u zhvilluan lojrat e para moderne olimpike të 1896-es; Kopshti Kombëtar ku gjenden shtatorja e Heroit Kombëtar Karaiskakis dhe Pallati Zappion me kopshtet e tij; Kollonat e tempullit Helen të Zeus-it; Muzeu Akropolis per te vizituar dhe per t’u njohur me teper me kolturen dhe qyteterimin grek ne teresi; Pantheoni ose sic njihet ndryshe Akropolis. Kthimi në Lagjen tradicionale dhe më të vjeter të qytetit, Plaka. Pas dite vazhdon Vizita e Monumenteve të tjera të qytetit: Sheshi Monastiraki, Rruga Tregtare, Ermu, Sheshi Syntagma ose Sheshi i Kushtetutës i njohur për Pallatin e dikurshëm të Mbretit të Greqisë, sot Parlementi. Mbyllet Vizita me shëtitje panoramike: Bulevardi Panepistimiou, Bulevardi El. Venizelou, Stadiou, Muzeu Arkeologjik, Biblioteka kombëtare, Sheshi Omonia, etj. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Të lirë ose Me Pagesë shtesë:
OPSIONALE: Kroçiere për të vizituar Ishujt grekë, si Hydra, Egjina dhe Poros, nga ora 08:00 deri në orën 19:30.
- Qëndrimi në ishullin e Hydras - 2 orë;
- Qendrimi në ishullin e Poros - 1 orë;
- Qëndrimi në ishullin e Egjina - 2 orë;
Dreka Bufe në Kroçiere - Program Argëtues MuzikorDita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Shetitje ne Athine , Nisja për në Aeroportin e Athinës. Fluturimi direkt Athinë - Tiranë. Nisja në orën 23.15. Mbrritja në Tiranë në orën 23.40.
-
Te Perfshira
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30x 20cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).Te Paperfshira
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. -
Cmimi Total:Plotesoni te dhenat per Rezervimin