Arvi

Arvi

Adresa: Lagja 1, Rruga Taulantia, 2001 Durrës, Albania
Parametrat e kërkimit:
  • Arvi:

    Hotel Arvi, 9 kate i lartë, ndodhet në zonën më piktoreske të qytetit të Durrësit, me panoramë mbresëlënëse në secilën nga dhomat. Hoteli është shumë pranë Portit, ne shetitoren Taulantia. Të gjitha dhomat janë të mobiluara mirë, të kompozuara sipas standardeve klasike dhe të pajisura me të gjitha lehtësirat e mundshme për të siguruar një qëndrim sa më komod për miqtë e hotelit. Dhomat janë të pajisura me Ajër të kondicionuar, Televizor me satelit, Mini bar, Telefon me dalje direkte dhe linjë ndërkombëtare, Linjë e shpejtë interneti, Banjo me dush, Tharëse flokësh. Restoranti i hotelit, i një stili të veçantë klasik, ju ofron një mjedis tepër relaksues dhe elegant, me një kuzhinë të zgjedhur dhe delikate. Me një kapacitet prej 150 vendesh dhe hapësirë të nevojshme për t’u ndjerë sa më komod, restoranti gatuan kryesisht specialitete të kuzhinës italiane dhe asaj shqiptare nga kuzhinierë të specializuar dhe me përvojë. Ushqim, pije, shërbim cilësor dhe atmosferë te shkëlqyer, të gjitha me çmime të moderuara. Mund të shijoni gatime deti të freskëta si dhe larmi mishërash. Fundjavat tani janë të mbushura plot hare’; duke ju përshtatur shijeve tuaja dhe duke përzgjedhur gatime tradicionale, tipike të vendit.  Hotel ARVI ofron ambjent argëtues me muzikë live, Café-Bar dhe Ëine-Bar, si vend ideal për të shijuar pijet në prani të miqve tuaj. Veranda, me pamje të mrekullueshme drejt sheshit Taulantia dhe detit Adriatik, është vendi ideal ku mund të provoni pijet e ndryshme të përgatitura me kujdes nga baristët tanë. Salla e Konferencave ndodhet në katin e dytë të Hotelit, e përshtatshme për konferenca apo trajnime të ndryshme. Kjo sallë ka një kapacitet prej 80 vendesh dhe është e pajisur me të gjithë aksesorët e nevojshëm për realizimin e tyre me sukses. Kjo sallë e madhe dhe tërheqëse krijon mundësine e rregullimit të ndenjësve sipas dëshirës dhe kërkesave të porositësit.  Salla e Konferencave është e pajisur: Ajër i kondicionuar, Karrige, Tavolina, Video projektor, Qendër zëri, Mikrofona statik, Akses në internet, Flipchart, Perde për projektim, Fotokopje, Axhendë.  Restoranti dhe Bar-Kafe ofrojnë mundësine për konsumimin e pushimeve të kafesë, koktejl, apo drekë pune.  Ambjentet që disponon Hotel ARVI janë optimale për organizimin e evenimenteve jo vetëm profesionale por edhe festa dhe gëzime familjare.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • Fjetje dhe mengjes
    • Mengjes dhe darke e perfshire pa pijet
    • tre vaktet e perfshira pa pijet

    Plazhe:

    • Plazh renor
    • Plazh publik

    Distancat nga:

    • Distance nga deti: 100 m
    • Distance nga qendra: 900 m
    • Amphitheatre of Durrës: 300 m
    • Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: 25 km

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Restorant
    • Zyre kembimi valutor
    • Dhoma pa duhan
    • Bar brenda hotelit
    • Ashensor
    • Parking pa pagese
    • Wi-Fi falas
    • Ambjent per te luajtur femijet
    • Sherbim 24 ore ne resepsion

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • TV
    • Telefon
    • Ajer I kondicionuar
    • tharese flokesh
    • banje/tualet
    • Wi-Fi falas
    • Shapka
    • Ngrohje
    • Tavoline pune/shkrimi
  • Kontrollo disponibilitetin dhe cmimet
    Nga:
    Deri:
    Të rritur
    Femijë:
    1. Mosha e fëmijës:
    2. Mosha e fëmijës:
    3. Mosha e fëmijës:
    4. Mosha e fëmijës:
  • Politikat e anullimit:

    Anullimi deri 24 ore para mberritjes nuk ka penalitet, pas ketij afati paguhet nata e pare e fjetjes
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Durres