Zurich

Zyrih dhe Bazel

4 Dite/ 3 Nete
 
Zyrih / Zvicer
Duke Filluar Nga



  • Zyrih dhe Bazel

    Itinerari

    Dita e Parë:

    Nisja nga Tirana për në Aeroportin e Prishtinës. Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja në orën 20.45. Mbërritja në orën 22.55. Transferimi në Bazel. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

    Dita e Dytë:

    Mëngjesi në hotel. Padadite, Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren qe përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Në orën 12:00, Nisja për në Zyrih. Mbërritja në Zyrih në orën 09:00. Vizitë e qytetit nga Quaibrücke duke vizituar fillimisht sheshin Seschelaütenplatz ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Vazhdohet tek distrikti universitar, Lindenhof dhe në Bulevardin më të njohur të qytetit, në rrugën tregtare Bahnhofstasse. Nisja për në Lucernë gjatë drekës, udhëtimi zgjat 1 orë. Lucernë njihej si "Qyteti i Urave" në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj Kthimi në Zyrih. Fjetje në Hotel.

    Dita e Trete:

    Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes nisja për në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO. ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kullën e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Gjatë pasdites vazhon udhëtimi për në Lozanë për të vizituar qytetin. Vizitohet pjesa e Vieux Ville, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Port Ouchy, Cite, etj. Kthimi për në Zyrih. Fjetje në Hotel.

    Dita e Katert:

    Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Prishtinë. Nisja në orën 12.45. Mbrritja në 14.55. Transferta me autobus për në Shqipëri.