amsterdam-shutterstock_278852369-738

Zadar-Munih-Amsterdam-Prage-Budapest-Beograd

8 dite/7 nete
 
Kroaci,Gjermani,Hollande,Çeki,Hungari,Serbi
Duke Filluar Nga



  • Zadar-Munih-Amsterdam-Prage-Budapest-Beograd

    Itinerari

    Dita e Parë

    Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pasi kalojme piken kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit pergjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin kroat për në Zadar. Mberritja në Zadar. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Dytë

    Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Ljubjanë. Ndalesë e shkurtër në Ljubjanë, ku vizitohet Kryeqyteti slloven me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë e shkurtër në Salzburg. Vazhdimi i udhëtimit për në Mynih. Mbrritja në Mynih. Sistemimi në Hotel.

    Dita e Tretë

    Mëngjesi në Hotel. Vizitohen pikat turistike më të bukura të Mynihut, si: Muzeu i Arteve të Pinakotheken, Hofbrauhaus-i i famshëm, Teatri Kombëtar, Pallati Mbretëror, Marienplatz, Viktualien Market. Pallati Nymphenburg, Sheshet Olimpike, ku gjenden Muzeumi i BMW, Kulla Olimpike 290 metra e lartë etj. Nisja në oren 12:00 nga Mynih me autobus për në Amsterdam. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mberritja në Amtserdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Katërt

    Mëngjesi në hotel. Vizitohet:pjesa e vjetër dhe të re të Amsterdamit,Sheshi Magna,Muzeumi Rijks në Amsterdam, Shtëpitë tregtare të shekullit të 17-të dhe kishat me kembanat e tyre te shek 16 dhe 17. Pasdite e lirë për të vizituar qendrat komerciale të Amsterdamit.

    Dita e Pestë

    Mëngjesi në Hotel.Nisja për vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjeratë këtyre qyteteve. Kthimi në Amsterdam.

    Dita e Gjashtë

    Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët nga Amsterdami me autobus për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë, Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.

    Dita e Shtatë

    Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes herët nga Praga me autobus për në Budapest. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Tetë

    Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mberritja në Tiranë.