bel

Beograd

3 Dite/ 2 Nete
 
Beograd/ Serbi
Duke Filluar Nga



  • Beograd

    Itinerari

    Dita e pare:

    -Nisja nga Tirana ne oren 05:00 ,
    -Nisja nga Durresi ne oren 04:00 ,
    -Nisja nga Elbasani ne oren 05:30 ,

    Vazhdojme udhetimin ne drejtim te Maqedonise
    Mbërritja në Shkup, ku ne shoqerine e guides do të vizitohet për rreth 60 minuta kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut dhe monumentet më interesante të tij si: Sheshi i Maqedonisë edhe mumentet si Statuja e luftëtarit mbi Kal, Harku i triumfit “Porta Makedonija”, statujat e Tsarit Samuel dhe të Filipit të II, Parlamenti i Maqedonisë, Rruga tregtare “Makedonija Ulica”, Shtëpia memoriale e Nën Terezës, Ura e gurtë, statujat e Cirilit edhe Metodius që ishin krijuesit e alfabetit Cirilik, Lagjia Shqiptare Çarshi dhe monumentet që gjenden aty si Xhamia e Murat Pashës edhe ajo e Shkupit.

    Pas vizitës se Shkupit do të nisemi për në Beograd, ku do të kalojmë nëpërmjet luginës së Preshevës, aty ku janë përqëndruar Shqiptarët në shtetin Serb.
    Gjatë rrugës, pushime të shkurtra.
    Mbërritja në Beograd, akomodimi ne Hotel.
    Mbrëmja e lirë nën sugjerimin e guidës.

    Dita e dyte: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”, ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty.
    Pas përfudnimit të vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi kohë të lirë shopping për rreth 2 orë.

    **OPSIONALE- Në mbrëmje lundrojmë me anije për rreth 2 orë në lumin Danub ,ku nën atmosferën festive shijojmë pamjen që ofron qyteti i ndricuar gjatë natës .

    Dita e trete: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë.
    Ndalesë e shkurtër në Prishtinë .
    Pas vizites ne Prishtine, nisja për në Tiranë.
    Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.