Prague_2

Expired: Pranvere ne Budapest-Prage-Vjene

5 Dite/ 4 Nete
 
Prage/Ceki
Duke Filluar Nga



  • Expired: Pranvere ne Budapest-Prage-Vjene

    Itinerari

    Dita e Parë

    Fluturimi Direkt Tiranë - Budapest. Nisja më 15:00 - Mberritje në Budapest më 16:25. Transferimi në Qytet. Vizitë panoramike e qytetit te Budapestit. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Dytë

    Mëngjesi në hotel. Nisjaherët në mëngjes për në Pragë. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra për pushime. Mberritje në Pragë. Vzitohen: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Tretë

    Mëngjesi në Hotel. Vizitohen: Lagjia Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i Vjeter me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike,kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
    Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t.
    Pasdite vonë, Nisje për në Bratisllavë. Udhëtimi zgjat rreth 4.5 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra për pushime. Mberritje në Bratisllavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Katërt

    Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Pestë

    Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja ne oren 06:55.- Mberritja ne Tirane ne oren 08:20.