image

Tur ne Bali

7 dite/6 nete
 
Indonezi
Duke Filluar Nga



  • Tur ne Bali

    Itinerari

    DITA 1

    Arritja ne Ngurah Rai International Denpasar Airport, ku pas marrjes se bagazheve, do te shkohet ne Hollin e Mberritjes. Guida jone ju pret me nje tabele.
    Transferta nga aeroporti ne hotel.
    Check in ne hotel
    Vakti: Nuk eshte i perfshire

    DITA 2

    Mengjesi ne hotel.
    Fillojme diten me nje ekskursion te mrekullueshem te turizmit ne fermen Taman Sari Buwana. Gjate ketij ekskursion gjysem ditor, do te perjetoni jeten vendase balineze duke mbeshtetur nje projekt turizmi me baze komunitetin ne fshatin Tunjunk. Sapo arrijme ne fshatin Tunjunk fillojme me viziten e shkolles fillore para se te nisemi drejt qendres se fshatit. Pergatitemi per aktivitetet ne ferme duke veshur me rroba te pershtatshme si dhe pajisemi me nje vegel vendase, te gjitha sigurohen nga fshati. Ju rekomandojme te vishni shapka ose dicka te ngjashme si dhe te keni krem dielli me vete.
    Do te shetisni me fermer vendas ne fushat e orizit, te cilat vendasit I quajne sawah. Perkrah fermereve do te mesoni sit e mbillni ose korrni oriz (ne varesi te sezonit).
    Me pas do te shetisim rreth e perqark ne fushat e bukura te orizit per te vezhguar aktivitetet ditore. Do te vizitoni dhe plantacione te tjera, duke perfshire plantacione te arres se kokosit ku vendasit do t’ju tregojne aftesite e ngjitjes ne peme per te mbeldhur arre kokosi te sapobera per disa pije.

    Kthehemi serish ne qender ku do te vezhgojme zierjen e cassava (nje bime vendase) ne kuzhinen tradicionale, perpara se te konsumojme nje dreke te shijshme ne ferme.

    Vazhdojme rrugetimin drejt Taman Ayun, Tempulli Mbreteror i Mengwi. I ndertuar ne 1634, ky tempull mbreselenes, me i shenjti ne Bali – eshte I rrethuar nga nje hendek I gjere me uje qe te krijon ndjesine sikur te jesh ne mes ten je liqeni. Me pas do te vizitojme Tempullin Tanah Lot, nje nga tempujt me te fotografuar te Balit. Ky tempull eshte I vendosur ne nje ishull te vogel shkembor, tek I cili nuk mund te kalohet gjate periudhes se baticave. Kthimi ne hotel.
    Darke ne hotel

    Vaktet: Mengjes, Dreke, Darke

    DITA 3

    Pas takimit me guiden vendase ne hollin e hotelit shkojme ne portin e Serangan per te filluar lundrimin me jaht privat drejt ishullit Nusa Lembongan.
    Aktivitetet qe perfshihen: Snorkeling dhe peshkim
    Tour Opsional: Banana Boat dhe Canoeing (me extra pagese ne vend
    Dreke ne resortant vendas ne ishull.
    Pas perfundimit te drekes do te shkojme ne Uluwatu, nje kodrine e bukur ne jug te Balit. Pas nje udhetimi 45 minutesh, do te shikojme tempullin e shenjte te Pura Uluwatu, nje monument i vecante i vendosur ne majen perendrimore te gadishullit.
    Kthimi ne hotel ne mbremje.
    Darke ne hotel.
    Programi:
    07:30 Udhetimi nga Sadara ne portin Serangan
    08:00 Mberritja ne portin Serangan – regjistrimi – cruise ne Nusa Lembongan
    09:30 Mberritja ne Nusa Lembongan
    11:30 Lundrimi drejt nje lokali vendas per dreken
    12:00 Dreka
    13:00 Kthimi per ne portin Serangan
    14:30 Mberritja ne portin Serangan
    Takimi me guiden ne portin Serangan dhe udhetimi drejt tempullit Uluwatu
    16:00 Mberritja dhe vizite ne tempullin Uluwatu
    18:00 Kercimi Kecak
    19:30 Kthimi ne hotel
    20:30 Darka ne hotel
    Vaktet: Mengjes, Dreke, Darke

    DITA 4

    08:00, nisja ne mengjes drejt Tempullit Besakih i ndodhur ne shpatet e malit Agung, vullkani me i larte ne Bali. Besakih eshte tempulli me i madh, me i rendesishem dhe me i shenjte I fese Hindu ne Bali. Pastaj vazhdojme me fshatin Penglipuran, nje fshat tradicional i njohur per arkitekturen unike dhe tradicionale.
    Dreke ne restorant vendas.
    Transferte per ne Ubud.
    Check in.
    Darka dhe kohe e lire.
    Vaktet: Mengjes, Dreke, Darke

    DITA 5

    Me gryka te shumta e te bukura, lugina e lumenj te theksuar, rafting eshte nje nder aktivitetet me aventureske ne Bali.
    Fillojme diten me nje transferte ne Ubud, me te mberritur ne piken e fillimit dhe para se te fillojme ecjen pergjate lugines, do te marrim nje informacion te permledhur nga guida lokale, i cili do te na pajise me veshjen dhe mbrotjen e duhur si helmete, jelek shpetimi si dhe mjetet vozitese.
    Futemi ne raft bashke me guiden; shijojme pamjet e lumit si dhe pikat e ujit nga shpejtesia e lundrimit.
    E paharrueshme, perplasje dhe argetim per 14 km pergjate ujevarave spektakolare.
    Dreka do te konsumohet ne piken finale te rafting.
    Ofrohet nje cante per te mbrojtur gjerat me vlere si dhe rrobat; sipas deshires mund te blini foto ose video te bera gjate experiences se rafting.
    Kthehemi ne hotel dhe mbasidtja eshte e lire, ne dispozicion per te pushuar ose per te shetitur ne qytet.
    Darke ne Hotel .

    Vaktet: Mengjes, Dreke , Darke

    DITA 6

    Mengjes i lire.
    Dreka ne hotel.
    Ne mbasdite, takim me guiden dhe transferta per ne aeroport.
    Vaktet: Mengjesi, Dreka