ohrid-5001

Struge-Oher-Shen Naum

2 dite/1 nate
 
Mali i Zi
Duke Filluar Nga



  • Struge-Oher-Shen Naum

    Itinerari

    Dita e pare

    Nisja ne oren 07:00. Vazhdojme udhetimin tone drejt doganes se Qafe Thanes ku do te bejme nje ndalese per pushim te shkurter ne zonen e Librazhdit. Pasi te mbarojne procedurat doganore ne Qafe Thane ,ndalesa e rradhes do te jete ne Qytetin e Ohrit ku do te vizitojme shetitoren kryesore, fortesen e Samuelit dhe atraksionet e tjera turistike qe ky qytet ofron. Me pas do te vazhdojme ne qytetin e Struges ku do te pershkruajme lumin Drin i Zi dhe do te kemi kohe te lire per dreken. Akomodimi ne hotel, konsumimi i darkes.

    Dita e dyte

    Pas konsumimit te mengjesit do te nisemi perseri drejt qytetit te Ohrit ku do te bejme nje vizite te shkurter ne Gjirin e Eshtrave ,i vendosur mbi Liqenin e Ohrit, një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella të Europës, në kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Pas kesaj vizite do te vazhdojme per ne zonen e Shen Naumit ku do te kemi mundesi per viziten ne Manastir. Do te nisemi drejt doganes se Tushemishtit dhe do te bejme ndalesen e fundit ne qytetin e Pogradecit ku do te ndalojme ne zonen e Drilonit dhe do te vizitojme fshatin turistik Tushemisht ku dhe do te ndalojme per dreke. Me pas nisja per ne Tirane,pushime te shkurtra gjate rruges.Mberritja ne Tirane