2241284-Gothia-Towers-Hotel-Gothenburg-Hotel-Exterior-1-DEF

Stockholm-Oslo-Goteborg- Malmo- Kopenhagen

5 Dite/ 4 Nete
 
Stockholm/ Suedi
Duke Filluar Nga



  • Stockholm-Oslo-Goteborg- Malmo- Kopenhagen

    Itinerari

    Dita e pare:
    Nisja me autobus ne orën 08:30 nga Tirana për në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Stockholm. Nisja nga Shkupi në orën 18.15. Mbërritja në Stokholm në orën 21.15. Transferimi në hotel në Stokholm. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Dyte:
    Mëngjesi në Hotel. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Stokholmit dhe fillimisht do të fillojmë nga Pallati Drottingholmen,Muzeun e Kulturës Nordike si dhe Muzeun Vasa, bashkinë e qytetit , qytetin e vjetër si dhe ishullin qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, Katedralja e Stokholmit Storkyrkan si dhe sheshi qëndror i qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Rreth orës 19.00 do të nisemi drejt "Globe Arena", tek pallati i sportit ku do të mbahet nata e dytë gjysmë-finale e Eurovision-it Stockholm 2016. Në orën 21 fillon eventi. Do të qëndrojmë deri në fund të eventit. Pas eventit, kthim ne hotel në Stockholm. Fjetje në Hotel.

    Dita e Trete:
    Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes nisje me autobus për në Oslo. Udhëtimi zgjat 5 orë pa ndalesa. Pasdite, fillimisht do të bëjmë një vizitë panoramike me guidë në monumentet kryesore të Oslos dhe do të fillojmë nga Kalaja Akershus. Pastaj do të shkojmë tek Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm "Frogner". Do vazhdojmë me pistën e skive Holmenkollen dhe më vonë tek bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez. Kthimi në hotel, Darka e lirë. Fjetje në Hotel

    Dita e Katert:
    Mëngjesi në Hotel. Nisja në mëngjes për në Gotenborg. Në mesditë mbërrija në portin më të madh të Skandinavisë ku do të vizitohen monumentet me interesante në qytet si Sheshi Götaplatsen ku gjendet disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut. Do vazhdojmë me Bulevardin kryesor të qytetit Avenyen si dhe Operan e qytetit. Pastaj do të shëtisim në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër Gamla Stan si dhe Katerdralen e qytetit Domkyrkan, Kopshtin mbretëror Kungsparken, Lagjen e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”. Më në fund do kthehemi në pjesën qëndrore për të vizituar sheshin e ri ku gjendet bashkia e qytetit si dhe për drekë do të qëndrojmë tek qendra më e madhe tregtare në Skandinavi Nordstan. Gjatë pasdites do të shkojmë në Helsingorg ku do të vizitojmë për rreth 1 orë pjesët më të bukura në qytet si bashkinë e qytetit, sheshin qëndror Stortorget, Kështjellën Kärnan. Nisja për në Malmo. Sistemimi në hotel në Malmo, Darka e lirë. Fjetje në Hotel.

    Dita e peste:
    Mëngjesi në Hotel. Në mëngjes, vizitë panoramike në monumentet kryesore të Malmo, si: Simboli i ri i qytetit “Turning Torso”, Kështjella Molmohus, Sheshi qëndror Stortorget ku gjendet bashkia e mrekullueshme si dhe Statuja e Mbretit Gustav X, sheshi i vogël me restorante dhe kafe "Lilla Torg". Paradite nisja për në Kopenhagen ku udhëtimi zgjat 50 minuta. Mbërritja në Kopenhagen ku do të vizitohet një nga sheshet kryesore të qytetit Radhusplatsen ku gjendet bashkia e Kopenhagenit, do shkojmë tek Pallati Kristianborg si dhe tek fabrika e një prej birrave më të njohura në botë Calsberg. Do vizitojmë Pallatin Rosenborg. Për drekë do të ndalojmë tek Katedralja e Kopenhagenit ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn. Gjatë pasdites do të vizitojmë dhe sheshin qëndror Amalienborg ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kishën e Frederikut, Shatërvanin Gefyon, si dhe Sirenën e vogël të Hans Peter Andersen. Do ta mbyllim vizitën tonë në pjesën më të bukur padiskutim, ku do qëndrojmë për një kafe, në Nyhavn. Në pasdite transferimi në Aeroportin e Malmo-s. Fluturimi Malmo - Shkup. Nisja më 21.25. Mbërritje në Shkup në orën 23.55. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.