Stamboll - Selanik - Sofje per Vitin e Ri

Stamboll – Selanik – Sofje

5 Dite/ 4 Nete
 
Turqi, Greqi, Bullgari
Duke Filluar Nga



  • Stamboll – Selanik – Sofje

    Itinerari

    Dita e Parë:
    Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel.

    Dita e Dytë:
    Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel.

    Dita e Tretë:
    Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve ). Mbasdite e lirë.
    Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.

    Dita e Katërt:
    Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite, Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Pestë:
    Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.