kan

RAFTING NE KANIONET E OSUMIT

 
Kanionet e Osumit/Berat
Duke Filluar Nga



  • RAFTING NE KANIONET E OSUMIT

    Itinerari

    Programi 1 ditor

    Nisja nga Tirana në orën 06:30 (Nisja nga Durresi ne oren 07:00)
    Gjatë rrugës, ndalesë në Bogovë për të shijuar kafen e mëngjesit në bukuritë e natyrës së egër.
    Pas ndalesës për kafe nisemi drejt Kanioneve. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Rreth orës 11:00 arrijmë tek kanionet nga ku do të nisim eksplorimin tonë në këmbë. Do të kemi mundësi të vizitojmë kanionet, Mulliri i babait, Vrima e nuses (nga ku rrjedhë një legjendë që do ta mësojmë gjatë udhëtimit) Ura e vogel, si edhe monumentin e kulturës – Ura e Kasabashit.
    Në kthim do të ndalojmë tek Ujëvara e Bogovës ku edhe do të ndalemi për të konsumuar drekën (opsionale). Pas drekës në natyrë, nisemi drejt Beratit do të bëjmë një vizitë të shkurtër në qytetin e “një-mbi-një dritareve”. Qyteti i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet kryesore për tu vizituar në Shqipëri nga të huajt.
    Pas vizitës në Berat, Kthimi në Tiranë & Durrës rreth orës 21:00
    ------------------
    Programi per 2 dite

    Dita e pare

    Nisja nga Tirana në orën 08:00 (Nisja nga Durresi ne oren 08:30)
    Nisemi drejt qytetit te Beratit . Gjatë rrugës ndalese te shkurter per kafe dhe pushim.Mberritja ne Berat , akomodimi ne Hotel. Vizite ne Kalane e Beratit dhe buze lumit Osum. Padite qendrimi i lire. Konsumimi i darkes ne Hotel.

    Dita e dyte

    Pas konsumimit te mengjesit ne hotel nisemi drejt Kanioneve. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Rreth orës 11:00 arrijmë te kanionet ku do te fillojme Rafting me instruktoret profesionist te ketij sporti. Pas eksperiences se rafting e cila zgjat perafersisht 2 ore e 30 minuta do te kemi kthimin ku gjate rruges do te vizitojme , Mulliri i babait, Vrima e nuses (nga ku rrjedhë një legjendë që do ta mësojmë gjatë udhëtimit) Ura e vogel, si edhe monumentin e kulturës – Ura e Kasabashit. Në kthim do të ndalojmë tek Ujëvara e Bogovës ku edhe do të ndalemi për të konsumuar drekën (opsionale). Pas drekës në natyrë, nisemi drejt kthimit në Tiranë & Durrës rreth orës 21:00.

    Sugjerohet te keni me vete :

    Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese ,fruta te thata, aparat fotografike , cokollata , veshje sportive per ecje dhe shume energji .