prague-overview

Budapest-Prage

5 Dite/4 Nete
 
Prage/Ceki
Duke Filluar Nga



  • Budapest-Prage

    Itinerari

    Dita e Pare:
    Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 22:30 dhe mberritje më 23:55. Transfertë aeroporti i Budapestit .Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Dyte:
    Mëngjesi në hotel.Nisje herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesë dhe Vizitë panoramike në Bratisllave. Vazhdimi i udhëtimit për në Pragë. Sistemim dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e Trete:
    Mëngjesi në Hotel. Shetitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagjia Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i Vjeter me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike,kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.

    Dita e Katert:
    Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.

    Dita e Peste:
    Transferta për në Aeroportin e Budapestit. Nisja më 14:25. - Mbrritje më 15:50. Fluturimi për në Shqipëri.