Fundjave ne Dubrovnik

Expired: Dubrovnik

3 Dite/ 2 Nete
 
Dubrovnik/Kroaci
Duke Filluar Nga



  • Expired: Dubrovnik

    Itinerari

    Dita e Pare:

    NNisja ne oren 06:00 te mengjesit. Pas kalimit te pikes doganore Murriqan, ndalese per te konsumuar mengjesin. I drejtohemi Budves ku vizitojme te Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s. ( Kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem).Me pas i drejtohemi ne Hercegnovi . Akomodimi ne hotel. Darka ne hotel.

    Dita e dyte

    Pas mengjesit ne hotel vizitohet ne qytetin e vjeter te Dubrovnikut(40 minuta larg Hercegnovit ).Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 – 2001. Pasdite kohe e lire per Shopping. Darka dhe Akomodimi ne hotel.

    Dita e trete

    Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit,nisemi drejt Kotorrit. Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizitohet Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.Mberritja ne Tirane