Faleminderit qe Zgjodhet Amara Travel!
Rezervimi juaj u dergua me Sukses!
Ju do te kontaktoheni shume shpejt nga operatoret tane!
Kthehuni ne Faqen Kryesore

-
Dubai- Abu Dhabi
Itinerari
Dita e Parë
Paraqitja ne aeroport 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Fluturimi Tiranë - Stamboll - Dubai.
Oraret e Fluturimit:
Tirane -Stamboll 16:30 19:10
Stamboll-Dubai 21:45 03:15
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.Dita e Dytë
Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.
(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet - Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.Kthimi dhe Fjetje në Hotel
Dita e Tretë
Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Kthimi në Hotel.Dita e Katërt
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj).
(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
Kthimi në Dubai. Fjetje në Hotel.Dita e Peste
Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi Dubai - Stamboll- Tiranë.
Oraret e fluturimit:
Dubai-Stamboll 04:50 08:40
Stamboll-Tirane 10:40 11:30 -
Te Perfshira
1. Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
2.Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
3. Akomodimi në Hotel në Dubai.
4. Mëngjezet në Hotel.
5. Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
6. Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
7. Guida vendase në disa Shëtitje.
Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale.Te Paperfshira
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €42
3. Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani - €37
4. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €55
5. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë - €47
6. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente. -
Cmimi Total:Plotesoni te dhenat per Rezervimin