cappadocia-hot-air-balloon-ride-with-small-group-full-day-city-tour-in-g-reme-336093

Stamboll – Cappadocia

3 Dite / 2 Nete
 
Cappadocia/Turqi
Duke Filluar Nga



  • Stamboll – Cappadocia

    Itinerari

    Dita e Pare:

    Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 02.20. Mberritja në Stamboll në 06:00. Transferte në hotel për te konsumuar mëngjesin. Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje dhe darkë në Hotel.

    Dita e Dytë

    Fluturimi për në Kayseri. Nisja në 06:20. Mbërritja në Kayseri në 07:40. Transfertë me Autobus për në Cappadocia. Paradite, nisja për të vizituar Muzeumin e Hapur të Goremes, me 5 Kishat Bizantine. Vazhdon vizita në Shkëmbinjte e Uchisar. Drekë e lirë. Pasdite vizitë në Avanos, qytezë në anë të Lumit të Kuq, më i gjati në Turqi, Passabag, Devrent Deresi dhe Urgup. Fjetje dhe Darkë në hotel.

    Dita e Tretë

    Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë e Qytetit Nëntokësor të Kaymakli. Pasdite të lirë. Fjetje dhe Darkë në hotel.

    Dita e Katërt

    Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Kayseri në 16.10. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 21.40