budapest-web3

Prage, Budapest, Viene

7 Dite/ 6 Nete
 
Budapest/ Hugari
Duke Filluar Nga



  • Prage, Budapest, Viene

    Itinerari

    Dita e Pare:
    Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në Split. Mbrritja në Split. Sistemimi në Hotel.

    Dita e Dyte:
    Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.

    Dita e Trete:
    Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Pragë. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel.

    Dita e Katert:
    Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel.

    Dita e Peste:
    Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Nisja për në Bratislavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

    Dita e gjashte:
    Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e Budapestit, në Hugari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.

    Dita e shtate:
    Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.