Villa Side Residence

Adresa: Ilica Beldesi Cumhuriyet Bulvari No:44 Kumkoy Antalya, 07330 Side, Turkey
Parametrat e kërkimit:
  • Villa Side Residence:

    Nje hotel i mrekullueshem qe ndodhet vetem disa metra larg bregut te detit me rere dhe ofron nje cilesi te larte sherbimi dhe akomodimi per te gjithe pushuesit e saj. Me nje siperfaqe prej 15.000 m ² ky hotel ka nje arkitekture tipike ottomane dhe moderne. Ka ne total 224 dhoma standarte , 24 dhoma connection, 24 suita , 34 dhoma duplex te arreduara me kushte luksoze dhe te arreduara ne menyre elegante. Ne menyre qe pushimet tuaja te jene me argetuese dhe me te bukura ky hotel ju ofron animacione, terrene sportive si ping-pong, water ball, airgun, boccia, mini football, aerobi, dart, qender fitness, pool games, amfiteater, music live dhe mbremje show, bowling, masazhe, banjo turke, sauna me trajtime te posacme per trupin dhe lekuren tuaj duke ju dhene nje kenaqesi dhe clodhje deri ne detaje. Sportet e ujit per te gjithe te eksploruar rivieren e bukur turke si : lundrimet , zhytjet , shetitjet buze detit etj. Hoteli eshte i preferuar nga te rinjte , familjere dhe femijet e te gjitha moshave. Baret dhe Restorantet: Hoteli operon me sherbimin ultra  all inclusive dhe sherben ushqim dhe pije pergjate gjithe dites ne baret dhe restorantet e vena ne dispozicion me nje larmi perzgjedhjesh nga guzhina turke dhe ajo nderkombetare Restoranti kryesor -ofron  vaktet kryesore ne bufe te hapur sh  me nje menu te shumllojshme tradicionale dhe nderkombetare.  Portofino restorant a la carte - hapet nga ora 19.00-21.30 dhe sherben gatimet me speciale nga guzhina  Italiane. Lagos a la carte  restorant- hapet nga ora 19.00-21.30 dhe sherben darken me gatime speciale me baze peshku dhe  prodhime deti. Beach bar, pool bar, blue bar, lobby launch bar, La Teresa, Sweet Dreams, disko- me pije alkolike dhe jo alkolike- sherbejne te gjitha llojet e pijeve duke filluar nga ato vendase dhe te importit , te ngrohta dhe te ftohta , alkolike dhe joalkolike , embelsira dhe akullore  si dhe kokteile shumengjyreshe me shije te ndryshme.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • All Inclusive

    Plazhe:

    • Plazh renor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 60 km
    • Distance nga deti: 350 m
    • Distance nga qendra: 7 km

    Aktivitetet:

    • Mbremje muzikore
    • Club disko
    • Basketboll
    • Volejboll plazhi
    • Bilardo
    • Lojra elektronike
    • Animacione per te rritur
    • Qender Fitnesi
    • futboll
    • Pingpong

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e jashtme
    • Pishine femijesh
    • Sauna
    • Restorant
    • Zyre kembimi valutor
    • Pastrim kimik
    • Bar brenda hotelit
    • Internet kafe
    • Kasaforte ne recepsion
    • Salle televizori
    • Restorant à la carte
    • Qender trajtimi & SPA
    • Dyqan suveniresh
    • Shezlonge dhe çadra ne pishine
    • Shezlonge dhe çadra ne plazh
    • Bar Pishine
    • Ashensor
    • Bar ne plazh
    • Wi-Fi falas
    • Dhome per Valixhe
    • Rreshqitese per femije
    • Rreshqitese per te rritur
    • Amfitater
    • Ambjent per te luajtur femijet
    • Loje me Shigjeta
    • Trajtim special per te sapomartuarit

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Animacione per femije
    • Baysitting/Kujdestar femijesh
    • Mini aquapark

    Te Perfshira Ne Pakete:

    • Fluturimi Charter ✓
    • Transferta ✓
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Side