Tradita

Tradita

Adresa: Street Edit Durham nr 4. , 4001 Shkodër, Albania
Parametrat e kërkimit:
  • Tradita :

    I vendosur në qytetin e Shkodrës, vetëm 1 orë e gjysëm nga Tirana, Gegë & Toskë është një derë e hapur për të gjithë vizitorët. Kompleksi ofron një restorant me një menu shqiptare autentike, dizenjuar me krenari nga shefi shqiptar që reflekton kuzhinën e spikatur shqiptare. Një koleksion i kostumeve të hershme shqiptare, një hotel ku vlerat bashkohore së bashku me arkitekturën tradicionale krijojnë komfortin, pa humbur frymën autentike që rrethon kompleksin. Në harmoni me pjesën tjetër të shtëpisë u ndërtua hoteli. Dekorimi, dizenjot e interiorit dhe exteriorit me çardakun që është tipik i qytetit, ambientet e brëndshme që përfaqsojnë qytetin dhe rrethinat, të dashura dhe shlodhëse për syrin dhe trupin, me shtrojet dhe veshjet tradicionale të krahinës. Hoteli ofron 12 dhoma. 7 dhoma dublex (1 shtrat dopio, 2 shtretër tekë, të përshtatshme për një familje.) 3 dhoma dyshe, me krevate tekë. 2 dhoma dopio me nga një krevat tek për fëmijë. Dhomat kanë brenda dushe, televizor, internet wireless. Kuzhina mbështetet në traditën dhe në prodhimet shqiptare. Guzhinë e hershme, duke filluar nga gatimi me specialitete autentike. Gatimi i kulaçit tradicional me miell misri të bardhë nga Malsia dhe çervishi, e deri tek peshku dhe mishi. Pijet shqiptare, kryesisht prodhime të zonës së Shkodrës. Bari i hotelit ofron nje shumellojshmeri te pijeve alkolike dhe jo-alkolike.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • Vetem Fjetje

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 65 km
    • Distance nga qendra: 1 km
    • Largesia nga qendra Historike: 3 km

    Aktivitetet:

    • Pingpong

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Restorant
    • Restorant à la carte
    • Sherbim 24 ore ne resepsion

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Animacione per femije

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Ballkoni
    • TV
    • Telefon
    • kasaforte
    • minibar
    • Tarrace
    • Wi-Fi falas
    • hekur per hekurosje
    • Frigorifer
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Shkoder