Rogner Hotel Tirana

Rogner Hotel Tirana

Adresa: Bulevardi Deshmoret e Kombit, 1000 Tiranë, Albania –
Parametrat e kërkimit:
  • Rogner Hotel Tirana :

    Rogner: Vendi ideal për vendimarrje të suksesshme! Ndër shumë hotele... spikat Rogner Hotel Tirana. Eshtë hoteli me vendodhjen më të mirë në qytet dhe hoteli i parë në Shqipëri i ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtare, i pozicionuar në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”, në zemër të Tiranës. Mikpritja dhe shërbimi, komoditeti dhe siguria bëjnë që hoteli të jetë vend takimi për elitën ekonomike, diplomatike dhe kulturore të Shqipërisë. Selia e Kuvendit, Presidenca, Kryeministria dhe shumë ambasada të rëndësishme ndodhen vetëm disa hapa larg hotelit. Për biznes apo thjesht për kënaqësi: ju keni zgjedhur vendin e duhur. Hoteli juaj për biznes në Tiranë, Shqipëri Mund të na keni përzgjedhur për shkak të vendodhjes strategjike, për shërbimin dhe mikpritjen legjendare Austriake, për mundësinë e krijimit të një rrethi social elitar apo për bukuritë e kopshtit tonë... Por cilado të jetë arsyeja, e kemi për kënaqësi t’ju mirëpresim dhe të sigurojmë një qëndrim sa më të frytshëm e më komod të jetë e mundur. Hotel biznesi në mes të gjelbërimit. Hotel biznesi dhe turistik në të njëjtën kohë. Rogner Hotel Tirana me kopshtin e mrekullueshëm Mediterran ofron një oaz qetësie në zemër të kryeqytetit. 138 dhomat e arreduara më së miri - 114 dhoma dopjo, 10 junior suita si dhe 14 suita– ofrojnë komfort internacional dhe një pamje të mrekullueshme nga kopshti madhështor mesdhetar me pishinë ose nga bulevardi më i bukur i Tiranës. Kopshti Në mes të gjelbërimit, Kopshti i mrekullueshëm Mediterran ju fton të përjetoni një eksperiencë unike relaksi dhe qetësie gjatë qëndrimit tuaj. Do ta gjeni veten të rrethuar nga natyra e gjelbëruar edhe pse në qendër të qytetit. Për të gjithë sport-dashësit është në dispozicion gjatë gjithë vitit fusha e tenisit dhe e mini-golfit. Pranë pishinës do të ndiheni të tunduar për një zhytje apo një kokteil freskues në Bubbles Bar. Salla konference dhe banketesh të përshtatshme për mbledhje dhe evente. Eventet më të rëndësishme lokale e ndërkombëtare në formën e konferencave të mëdha, konferenca shtypi apo takime private mbajnë vulën e „Rogner Hotel Tirana“. Skuadra e departamentit të eventeve është në dispozicionin tuaj për t’ju mundësuar një organizim profesional të plotë. Vendi ideal për eventin tuaj. Ne njihemi si “Vendi i Takimeve” dhe kjo falë vendodhjes strategjike dhe shërbimit superior për eventet tuaja. Lini një përshtypje mbreslënëse tek të ftuarit, partnerët e biznesit apo tek të afërmit tuaj, pasi Rogner Hotel Tirana është krijuar posaçërisht për të organizuar festa dhe ceremoni. Mes „Tafelspitz“ dhe "Fërgesës Tiranase" Restorant Apollonia, i pagëzuar me emrin e një qyteti të lashtë shqiptar, ka një arkitekturë të përshtatshme për evente, pritje madhështore dhe dasma. Shefi Austriak i kuzhinës do ju mahnisë me ndërthurjen e shijeve nga delikatesat Mediterrane dhe specialitetet tradicionale Austriake. Kafe – Bar me muzikë Live Dëshironi ta filloni ditën me kafenë e mëngjesit duke shfletuar shtypin ndërkombëtar, të përfundoni një marrveshje të suksesshme biznesi apo të shijoni një kokteil të veçantë në një atmosfere mikpritëse? – Ky është vendi ideal. Këtu çdo javë do argëtoheni nga programe me muzikë Live gjatë muajve të dimrit dhe nga Netët Latine gjatë verës. Bubbles Bar, një kokteil buzë pishinës. Vend takimi i preferuar gjatë muajve të verës si për elitën e biznesit dhe për turistët ku mund të shijohet një kokteil freskues apo të organizohen ceremoni madhështore pranë pishinës së rrethuar nga gjelbërimi i palmave. Zgjedhja e përkryer për evente dhe dasma. Zgjidhni ti bëni të paharruara eventet tuaja më të rëndësishme të organizuara në formën e darkave gala, pritjeve me kokteil apo të celebroni dasmën tuaj dhe të zgjidhni mes zonave të ndryshme si Restorant Apollonia, tarraca e restorantit apo zona e kopshtit dhe e pishinës. Vendi ideal për ditën tuaj më të rëndësishme. Besojini emrit të mirë që kemi ndërtuar ndër vite, intuitës dhe profesionalizmit për të realizuar dasmën e ëndrave tuaja. Fillojeni ceremoninë me puthjen e parë si „Burrë e Grua“ për të mirpritur më pas të afërmit tuaj në zonën e pishinës me një dekorim të personalizuar dhe të përjetoni mbrëmjen gala në Restorant Apollonia.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • Fjetje dhe mengjes

    Aktivitetet:

    • Qender Fitnesi
    • Fusha Tenisi

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e jashtme
    • Sauna
    • Faks
    • Internet
    • Restorant
    • Zyre kembimi valutor
    • Dhoma pa duhan
    • Pastrim kimik
    • Bar brenda hotelit
    • Salle televizori
    • Qender trajtimi & SPA
    • Dyqan suveniresh
    • Bar Pishine
    • Recepsion per makine me qira
    • Wi-Fi falas
    • Sherbim 24 ore ne resepsion

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • TV
    • Telefon
    • kasaforte
    • Kasaforte dhome
    • tharese flokesh
    • banje/tualet
    • Wi-Fi falas
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Tirana