Hotel Aragosta eshte klasifikuar me 4 yje dhe ndodhet ne pjesen me atraktive te qytetit te vjeter te Durresit. Nje pozicion ne harmoni me aromen e detit dhe gjelbrimin e kodres ku ndodhet edhe Pallati i Mbretit Zog I.
Dhomat e hotelit jane te dizenjuara me stil modern, me kombinime dhomeash te pershtatshme si per qendrime me qellim biznesi ashtu dhe per pushime familjare.
Qetesia nepermjet izolimit akustik si dhe temperatura konstante e ambientit ju sigurojne nje qendrim teper komod. Mengjesi eshte nje eksperience e vecante ne Hotel Aragosta. Veranda buze detit e ben ate te mrekullueshem.
Hoteli eshte ne nje pozicion strategjik ne qytetin e vjeter te Durresit dhe ka 300m afer nga Muzeu Arkeologjik, 100m nga Universiteti Aleksander Mojsiu, 700m nga Amfiteatri Romak i Durresit dhe 800m nga Torra Veneciane, Bashkia Durresit, Xhamia, Qendra e qytetit si dhe Porti Detar.