Sea Planet Resort & Spa

Sea Planet Resort & Spa

Adresa: Manavgat Antalya, 07610 Kızılot, Türkiye
Inaguruar 2013
Parametrat e kërkimit:
  • Sea Planet Resort & Spa:

    Ne  bregdetin e mbrekullueshme te Sides me rere te arte qe laget nga ujrat e kristalta te detit mesdhe ndodhet ky hotel i mrekullueshme me nje arkitekture te vecante  ofron kushte luksoze dhe nje nje cilesi te larte sherbimi dhe akomodimi per te gjithe te ftuarit e saj.  Sea Planet Resort & Spa eshte hotel i ri, eshte inaguruar ne prill te vitit 2013 dhe ka nje siperfaqe rreth 60000 m2. Disponon 130 dhoma standarde me pamje nga deti , 155 dhoma me pamje anesore nga deti , 172 dhoma familjare , 18 dhoma familjare me pamje nga parku , 5 dhoma per persona me aftesi te kufizuar. Dhomat jane te arreduara ne menyre moderne dhe elegante. Ketu do te gjeni aktivitete dhe argetime te ndryshme  per te gjithe pushuesit e saj  pishine te madhe te jashtme, pishine per femije, akuapark me 6 rreshkitese, pishine te brendshme, qender fitnesi, qender lojerash elektronike, bowling, ping pong, qender interneti, qender SPA 2500 m2 e cila perfshin 1 banjo me avull, 2 sauna, 1 VIP hamam per 2 persona, 1 Hamam te pergjithshem, 12 dhoma te medha masazhesh, 1 dhome per kujdesin ndaj lekures, kend lojerash, programe argetimi per femijet, miniklub, skuader animimi. Show-t dhe spektaklet nuk do te mungojne pergjate gjithe qendrimit tuaj ne kete hotel. Ky hotel eshte I pershtatshme per te rinjte , familjeret  dhe femijet e tyre. Baret dhe restorantet -   Hoteli operon me sherbimin  all inclusive dhe sherben ushqim dhe pije pergjate gjithe dites ne baret dhe restorantet e vena ne dispozicion me nje larmi perzgjedhjesh nga guzhina turke dhe ajo nderkombetare. Sea planet  restoranti kryesor –  hapet nga ora 07.00-21.30sherben vaktet kryesore ne bufe te hapur me gatimet me te mira nga guzhina turke dhe ajo nderkombatare. Hoteli disponon 4 restorante a la carta qe sherbejne darken tuaj nga ora 19.00-21.30 ne ambjente luksoze me pamje nga deti sipas guzhinave perkatese. Ottoman a la carte restorant – sherben gatimet me te mira nga guzhina turke. Far East a la carte restorant – Sherben darken me specialitetet me te mira nga guzhina aziatike. Italian a la carte restorant -  sherben darken tuaj me specialitetet me te mira nga guzhina italiane .  Sea food restorant – sherben darken tuaj me gatime me baze peshku dhe prodhime deti. Ice cream bar – sherben akullore pergjate vaktit te drekes .  Lobby bar , pool bar dhe beach bar – sherbejne te gjitha llojet e pijeve duke filluar nga ato vendase dhe te importit , te ngrohta dhe te ftohta , alkolike dhe joalkolike , embelsira dhe akullore  si dhe kokteile shumengjyreshe me shije te ndryshme.

    Shërbimet:

    Vakte dhe ushqime te ofruara:

    • All Inclusive

    Plazhe:

    • Plazh renor
    • Plazh Privat

    Distancat nga:

    • Aeroporti: 80 km
    • Distance nga deti: 0 m
    • Distance nga qendra: 15 km

    Aktivitetet:

    • Club disko
    • Arobi ne uje
    • Basketboll
    • Volejboll plazhi
    • Lojra elektronike
    • Animacione per te rritur
    • Qender Fitnesi
    • futboll
    • Pingpong

    Pajisjet e hotelit dhe facilitetet:

    • Pishine e jashtme
    • Pishine e brendshme
    • Pishine femijesh
    • Sauna
    • Faks
    • Restorant
    • Pastrim kimik
    • Bar brenda hotelit
    • Kasaforte ne recepsion
    • Salle televizori
    • Restorant à la carte
    • Sallon bukurie
    • Qender trajtimi & SPA
    • Akses per karrige me rrota
    • Dyqan suveniresh
    • Boutique
    • Shezlonge dhe çadra ne pishine
    • Shezlonge dhe çadra ne plazh
    • Bar Pishine
    • Recepsion per makine me qira
    • Cocktailbar
    • Ashensor
    • Parking pa pagese
    • Bar ne plazh
    • Wi-Fi falas
    • Dhome per Valixhe
    • Sherbim Mjekesor
    • Rreshqitese per femije
    • Rreshqitese per te rritur
    • Peshqira plazhi me depozit
    • Klub lojrash per femije
    • Amfitater
    • Ambjent per te luajtur femijet
    • Loje me Shigjeta

    Sherbime per femije dhe bebe:

    • Animacione per femije
    • Baysitting/Kujdestar femijesh
    • Klub per femijet, Kopesht
    • Baby Cot
    • Mini aquapark
    • Menu ushqimi per bebe

    Te gjitha njesite e akomodimit jane te pajisura me:

    • Ballkoni
    • Telefon
    • Televizion satelitor
    • kasaforte
    • Ambjent ndenjeje
    • Kasaforte dhome
    • Ajer I kondicionuar
    • minibar
    • tharese flokesh
    • banje/tualet
    • vaske

    Te Perfshira Ne Pakete:

    • Fluturimi Charter ✓
    • Transferta ✓

    Vendndodhje e vecante:

    • landmark: Inaguruar 2013
  • Kontrollo disponibilitetin dhe cmimet
    Nga:
    Deri:
    Të rritur
    Femijë:
    1. Mosha e fëmijës:
    2. Mosha e fëmijës:
    3. Mosha e fëmijës:
    4. Mosha e fëmijës:
    • Dhome dyshe Standart pamje pjeserisht nga deti

      All inclusive ( ushqim dhe pijet te perfshira)
      1.870,74 EUR
      Cmimi total per 7 netë
      për 2 persona
    • Dhome dyshe Standart pamje nga nga deti

      All inclusive ( ushqim dhe pijet te perfshira)
      1.920,58 EUR
      Cmimi total per 7 netë
      për 2 persona
    • Dhome familjare

      All inclusive ( ushqim dhe pijet te perfshira)
      2.585,93 EUR
      Cmimi total per 7 netë
      për 2 persona
  • No Reviews Available for this Hotel

Oferta Speciale për Side